Maqedonia dhe Kosova rrugëtimin euro-atlantike e kanë të përbashkët, por jo në korsi ..
Bejli: Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve tek pushteti
Vulin: Zaev nuk e mbajti fjalën, Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNE..
Maqedonia ndau gjashtë milionë denarë për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri
Bejta në patronatin e shkollës së Forinës: Do ta ndërtojmë Sallën Sportive
bejta-shkollat.jpg

Gostivar, 25 shtator - Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta tha në patronatin e shkollës fillore Forinë se mundësimi i kushteve solide për zhvillimin e procesit arsimor të shkollës ishte vetëm fillimi drejt arsimit të Gostivarit të Nesërm.

“Prej vitit 2014, në Gostivarin e sotëm, Shkolla Fillore “Forinë” funksionon si shkollë e pavarur. Tani përmirësuam edhe më shumë funksionimin e shkollës suaj. Dhe ky është vetëm fillimi drejt arsimit të Gostivarit të nesërm për banorët e Forinës dhe gjithë Gostivarit,” tha Bejta, duke paralajmëruar ndërtimin e Sallës Sportive në këtë shkollë. Bejta tha se arsimi dhe të rinjtë janë parësorë.

“Ne besojmë te fuqia e së ardhmes. Ne besojmë te fuqia e Gostivarit. Dhe ju jeni e ardhmja e Gostivarit. Gjatë katër viteve të fundit, së bashku me shkollën tuaj, kemi punuar dhe për përmirësimin e çdo shkolle tjetër si dhe kemi ndërtuar një të re. Angazhimi ynë për arsimin ka qenë maksimal. Sepse arsimi e meriton. Sepse ju e meritoni,” u shpreh Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Bejta tha angazhimi në të mirë të arsimit duhet të mund të vazhdojë.

“Siç e thashë, punët nuk kanë mbaruar. Duhet të vazhdojmë të investojmë në çdo shkollë. Por edhe në rrugë të tjera në Gostivar. Së bashku, do të ndërtojmë edhe ura të tjera. Synim kryesor është ekonomia dhe punësimi,” përfundoi fjalën Bejta.

Premtimi për ndërtimin e Sallës Sportive ishte bindës edhe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili mes tjerash foli mbi historikun e shkollës ku dhe ai mësoi.

“Ne gjeneratat e vjetra dhe unë personalisht mësonim në kushte të vështira. Këtu ku jemi sot, dikur mbahej thëngjilli dhe nxemja nuk ishte siç është sot moderne. Për nxemjen e shkollës kujdeseshin edhe prindërit tonë. Sot ju keni mësimdhënës të shkëlqyeshëm, dhe mësoni në kushte shumë të mira”, tha Xhaferi.

Drejtori i shkollës, z. Ejup Nesimi falënderoi Kryetarin Bejta, kryeparlamentarin Xhaferin dhe donatorët e tjerë për investimet, siç tha ai, që ndryshuan rrënjësisht shkollën e fshatit Forinë. Nesimi, po ashtu, shprehu mirënjohje për Kryetarin Bejta për projektin e përbashkët me UNICEF-in për vënien në funksion të kopshtit për fëmijë në fshatin Forinë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 19:58  | B.M. | 1,003 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në krim të rëndë 3.6 milard dollarë
Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë
Paraburgimi i Alimit, mbrojtja ankimon vendimin
Më në fund Kallashi publikon fotografi me të dashurin, ai nuk është shqiptar (Foto)
« Analistët » Proçesi i shtet-ndërtimit të Maqedonisë lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.