« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
« INSIDE » "LYPSARËT": Detyrim nga familjarët, ose lojë me prapavijë?
Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Abdylaqim Ademit
« INTERVISTË-VIDEO » Osman Kadriu: Ligji për gjuhët ka bazë Kushtetuese edhe do të miratohet ashtu siç ësh..
Irak, parlamenti miraton vendimin për dërgimin e ushtrisë në Kirkuk
thumbs_b_c_b6ddb6cab2ab0c31d1802e5481a6c2ee.jpg

Parlamenti i Irakut sot miratoi një vendim për dërgimin dhe vendosjen e forcave ushtarake në Kirkuk dhe rajonet tjera me status të pazgjidhur në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

"Parlamenti solli një vendim që qeveria e Irakut të dërgojë forca ushtarake për t'u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në Kirkuk dhe rajonet tjera që kanë status të pazgjidhur në veri të vendit", thuhet në njoftimin e Parlamentit.

 

Në njoftim thuhet më tej se Parlamenti ka miratuar edhe vendimin për mbylljen e të gjitha kalimeve kufitare të cilat kontrollohen nga Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut.

 

Parlamenti gjithashtu miratoi një vendim për të marrë kontrollin e burimeve të naftës në Kirkuk dhe pezullimin e të gjithë nëpunësve civilë të cilët do të votojnë në referendumin e diskutueshëm.

 

Qeveria, Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut ndaluan mbajtjen e referendumit, të cilin e kanë dënuar Turqia fqinje dhe Irani si dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, përveç Izraelit.

 

Ndryshe, votuesit në zonat e kontrolluara nga qeveria rajonale kurde, përfshirë zonat e kontestuara midis Bagdadit dhe Erbilit, filluan votimin e tyre të hënën në referendumin për shkëputje nga Iraku.

 

Kryetari i qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani, shpalli mbajtjen e referendumit për pavarësi për më 25 shtator të vitit 2017, pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.

 

Pas shpalljes së referendumit, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi se referendumi "shkel kushtetutën dhe nuk do ta njohin rezultatin e tij".

 

Kushtetuta e Irakut e miratuar në vitin 2005 në nenin 140 parashikon që statusi i Kirkukut të përcaktohet nga një referendum që do të organizohet pasi banorët e dëbuar nga regjimi i Sadam Huseinit të kthehen në qytet dhe të përfundojë regjistrimi i popullsisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 15:46  | Z.H. | 867 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Flet babai i 13 vjeçares së dhunuar: Nëse vazhdon të qëndrojë aty do të mbes shtatzënë prap
Gjermania njeh lejet e vozitjes nga Maqedonia
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.