Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
« Haxhiraj për Zhurnal » Zgjedhja e çdo shqiptari në krye të komunës është lajm i mirë për Tiranën
Koncepti etnik, jo ai qytetar është modeli më i mire për zgjidhjen e problemeve ndëre..
« Analistët » Koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve, të zortit ose të frikës
"BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Turqinë"
thumbs_b_c_2063594f6410c97881f42d5a923ab8aa.jpg

Këshilltari i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Turqi, François Begeot tha se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Turqinë sepse ne duam të ndërtojmë një botë ku njerëzit janë të kënaqur duke jetuar së bashku”, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Gjatë fjalimit të tij në takimin përmbyllës të projektit të rritjes së cilësisë së stafit shkollor dhe edukimit të të rriturve që realizohet në bashkëpunim të Turqisë dhe BE-së, Begeot thotë se arsimimi dhe edukimi ndodhen m'u në qendër të politikave të BE-së.

 

Duke vënë në dukje se nga ky program furnizohen më shumë se 7 mijë e 700 edukatorë dhe mësimdhënës tha se programet e tilla ku pjesëmarrësit shkojnë në vendet e jashtme dhe marrin pjesë në aktivitetet e edukimit ndihmojnë që të shikohet nga një perspektivë më të gjerë lidhur me problemet sociale dhe ekonomike.

 

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Turqinë sepse ne duam të ndërtojmë një botë ku njerëzit janë të kënaqur duke jetuar së bashku. Ne dëshirojmë që ata të marrim një edukim më të mirë dhe të kenë një jetë më të mirë”, thotë Begeot.

 

“Projektet e tilla do ta ndryshojnë perceptimin e gabuar ndaj Turqisë në Evropë” 

 

Zv/ndihmës sekretari i Ministrisë së BE-së, Ahmet Yücel tha se në bazën e të qënit një vend të zhvilluar ndodhet burimi njerëzor i zhvilluar dhe se në këtë aspekt marrëdhëniet Turqi-BE kanë rëndësi të madhe.

 

Yücel thotë se procesi i negociatave për anëtarësim në BE-në ka për qëllim ngritjen e standardeve në të gjitha fushat jetësore në nivel të BE-së, por që kjo duhet bërë duke e ruajtur kulturën, traditat dhe historinë e vendit.

 

Ai po ashtu shton se procesi i negociatave për anëtarësim në BE, në fund qoftë të ketë anëtarësim apo jo, sjell dobi të mëdha.

 

“Çdo aktivitet në kuadër të këtyre projekteve do të sjellë dobi për ndryshimin e perceptimit të gabuar ndaj Turqisë në Evropë. Forcimi i së djathtës ekstreme i cili është rreziku më i madh i vlerave themelore të Evropës, si dhe rritja e armiqësisë ndaj të huajve mund të ndalohet vetëm me realizimin e projekteve dhe programeve të tila ku bashkohen mendimet dhe kulturat e ndryshme", thotë Yücel.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.09.2017, 15:46  | Z.H. | 398 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Rexhepi pyet Kasamin e Selën: Pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh?
Bexheti: Zgjedhjet nëpër numra, "Erdhi cjapi te kasapi"
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.