Shkrim leximi i nxënësve në Maqedoni është nën standardet ndërkombëtare
maqedonia
Shkrim leximi i nxënësve në Maqedoni është nën standardet ndërkombëtare

Shkrim leximi i nxënësve në Maqedoni është nën standardet ndërkombëtare

Shkup, 22 shtator - Ministrja Deskoska shpehu falënderim për këtë analizë të rëndësishme të realizuar te 8000 nxënës, në suazat e projektit të USAID "Me lexim deri në lidership", përcjell Zhurnal.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se nxënësit në asnjë gjuhë nuk i arrijnë standardet ndërkombëtare që të munden të flasin 80% nga pyetjet e parashtruara, ndërkaq aftësitë për lexim të rjedhshëm të ndonjë teksti apo gjetkë nuk e kanë arritur zhvillimin e duhur.  Rezultatet e nxënësve me pengesa dhe defekte të shumta shëndetësore, janë edhe më shqetësuese sepse kanë ngelur pas duke bërë krahasim me moshatarët e tyre. Përndryshe instrumentet e USAID për matjen e të arriturave në gjuhë dhe në matematikë për herë të parë realizohen në vendin tonë.  Ky instrument jep pasqyrë të saktë për arritjet e nxënësve në gjuhë dhe në matematikë. Këto instrumente janë të pështatura për gjuhën shqipe dhe maqedonase , në bashkëpunim me Byronë për zhvillim të arsimit si dhe në Qendrën e provimeve shtetërore.

Shkaqet dhe rezultatet e ulta të nxënësve maqedonas , përveç arsimimit të prindërve, vizitat në çerdhe, leximi i librave , ishin të përfshirë edhe arsimtarët të cilët sipas Viktorija Dimitrovska nga Fondacioni "Hap pas hapi", , shpesh herë, në saj të ankesave të punës së tyre dinë vetëm të thonë "Për 20 mijë, aq".

Dimitrovka apeloi zhvillim profesional si dhe trajnime të shumta për arsimtarët dhe përfaqësues të arsimit për zhvillimin e kapaciteteve për të arriturat e nxënësve në gjuhën amtare  si dhe aktivitete të shumta që të arrihet deri te stimulimi i nxënësve në gjuhë dhe në matematikë.

Në Maqedoni ende vazhdojnë teknikat tradicionale me ç’rast arsimtari shpjegon njësinë mësimore ndërsa  nxënësi mbetet pasiv në pranimin e njësisë, ndaj duhet ndryshuar kjo metodë e vjetër, tha Dimitrovska.

© ZHURNAL 22.09.2017, 15:11 | Z.H. | 1,922 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."