« Koment » Për çfarë arsye Gruevski dha dorëheqje nga VMRO-DPMNE?
Bisedimet për emrin në gjeopolitikë pozitive dhe kornizë diplomatike
« Lajmi i fundit » Dorëhiqen Çiçakovski dhe dy anëtarë të tjerë të KSHZ-së
Pas pauzës tre vjeçare, fillojnë negociatat për emrin
CEA me vërejtjet e saja për rekomandimet e FMN-së
images_25.jpg

Shkup, 20 shtator - Qendra për analiza ekonomike (CEA) lidhur me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për grumbullim më efikas të TVSH-së, tregon se theksi është vënë në efikasitet të DHP-së.

Në drejtim të efikasitetit të shtuar të menaxhimit të TVSH-së, Qendra propozon që Ligji për TVSH-në të pastrohet, ndryshime dhe plotësime pas vlerësimit paraprak të të gjitha ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra në dhjetë vitet e fundit në këtë ligj.

CEA thekson se lidhur me rekomandimet nga vendosja e buxhetit të bazuar në rezultate, llogaritë tregojnë se benefitet e pritura nga vendosja e buxhetimit sipas performansave është në rangun prej 13-40 për qind të bruto vlerës së shtuar të BPV-së.

Qendra nuk dakordohet me FMN-në për tatim më të lartë të pronës dhe thekson se edhe tani ELS kanë mundësi të zgjedhin nga rangu i shkallëve proporcionale prej 0,1 deri 0,2 për qind.

Sipas CEA duhet vëmendje t’i kushtohet strukturës dhe cilësisë së decentralizimit në RM, ndërkaq jo në rritje mekanike të të ardhurave përmes shkallëve më të larta tatimore dhe bazës më të lartë tatimore.

Për rekomandimin të dhëna të reja në nivel të ELS në RM, CEA propozon të vlerësohet nevoja nga tatimimi i kapitalizimit të pronës së patundshme personale që vjen nga infrastruktura e përmirësuar që është rezultat nga investimi nga ELS. Në atë rast, sipas CEA, do të duhej të mendohet për vendosje të të ashtuquajturit Tatimim special.

CEA propozon implementim më efikas të taksës komunale, ndërkaq tregon edhe për nevojën e grumbullimit transparent dhe shpenzimit të tatimeve të dedikuara lokale.

Në analizë thekson se AAE nuk dakordohet me politikat të cilat çojnë drejt qëndrueshmërisë së shtyllës së parë pensionale, ndërkaq mbështeten kryesisht në shtresa dhe atribute demografike, sepse shkaqet për joqëndrueshmërinë e shtyllës së parë pensionale në RM nuk janë para së gjithash të natyrës demografike, lëvizjeve dhe dinamikës. Nga Qendra konsiderojnë se në atë drejtim FMN duhet t’i thotë Qeverisë se trickle-down ekonomia është joefikase dhe garanton jobarazi.

“Roli i secilës qeveri nuk është të punësojë dhe të krijojë vende të punës, por të krijojë ambient që sipërmarrësit të krijojnë vende të punës. Gjatë situatave të jashtëzakonshme pushteti ekzekutiv mund të japë impulse në tregjet që t’i stabilizojnë, por ato impulse në lloj të subvencioneve duhet të jenë të karakterit transitor, e jo përcaktim i përhershëm dhe të arsyetohen përmes mekanizmit politik të sundimit sepse nuk kanë kurrfarë baze në ekonominë efikase të tregut. Evidente janë jobarazia e cila krijohet në RM dhe emigrimi i popullatës. FMN ka obligim të tregojë në pajtim me hulumtimet e tyre empirike se nëse fitimi për 20 për qind më të pasurve u rrit atëherë BPV rritja bie në afat të mesëm sepse benefitet nuk arrijnë deri te më të varfërit. Në kundërshtim me atë, nëse fitimi i 20 për qind më të varfërve rritet atëherë ajo do të shoqërohet me rritje më të lartë ekonomike. Konkludimi i fundit i vetë FMN-së është se të varfërve dhe shtresa e mesme e popullatës janë më të rëndësishmet për rritjen ekonomike jo vetëm përmes kanaleve ekonomike, por edhe përmes kanaleve shoqërore dhe politike, theksohet në kumtesën e CEA.

 

 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.09.2017, 12:23  | A.SH | 631 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Edhe "shpëtimtari" i Selës në paraburgim
« Emrat » Këto janë 544 delegatët që do vendosin mbi liderin e ri të VMRO-së
VMRO-DPMNE përjashton 16 delegatë përshkak se janë pjesë e Qeverisë së Zaev
Miloshoski: Dorëheqja e Gruevskit do pranohet sepse e paralajmëroi si të pakthyeshme
Gani Qarri e ka gabim për Mulla Jakupin, ai ishte fetar dhe edhe kombëtar
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.