Përbërësit
125 gr gjalpë
1 lugë të gjellës jogurt
1 gotë sheqer
gjysme gote vaj
1 levore portokalli ne rende
1 vezë
1 vanilje
1 lugë të çajit karbonat
3 gota miell
PËRMBI
100 gr çokollatë copëza
50 gr perzierje te dritherave
1 të bardhë të vezës
Hapat
1 Të gjithë përbërësit e gurabijave i përziejmë në një enë të thellë. E përfitojmë një brumë të butë, prej të cilit fillojmë të ndajmë copa të vogla.
2 Drithërat dhe copëza e çokollatës i përziejmë në një enë, gurabijat i zhytim në të bardhët e vezës pastaj në përzierjën e drithërave.
3 Gurabijat i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© ZHURNAL.mk