"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
FMN parasheh rritje ekonomike prej 1,9 për qind dhe inflacion prej 1,2 për qind në vitin 2017
05_19.jpg

Shkup, 18 shtator - Misioni i Fondit Ndërkombëtar Monetar, që prej më 6 deri më 18 shtator sivjet e zbatoi shqyrtimin vjetor të ekonomisë së Maqedonisë, pret pas ngadalësimit të ritjes reale të BPV-së në 2,4 për qind në vitin 2016 ai të bjerë në 1,9 për qind në vitin 2017, ndërsa inflacioni të arrijë 1,2 për qind, me çka do të përfundojë deflacioni trevjeçar.

"Pasiguria e vazhduar politike e mori "tatimin" e vet ndaj rritjes ekonomike, përmes pësimit të investimeve për shkak të vendimeve të dobëta. Formimi i Qeverisë së re ka bërë kthesë të rëndësishme. Politikat tani duhet të fokusohen në ripërtëritjen e baferëve për politikë fiskale dhe zbatimin e reformave kritike për ripërtëritjen e sërishme të rritjes dhe të bëhet presion i ri drejt dukjeve për qasje në BE", thuhet në deklaratën përfundimtare të Misionit të FMN-së sipas nenit 4 për vitin 2017.

Raporti vlerëson se perspektiva në afat të mesëm është e volitshme varësisht stabilitetit të vazhdueshëm dhe kërkesës së fuqishme të jashtme.

"Rritja reale e BPV-së pritet sërish të kthehet në nivel më të lartë në vitin 2018 dhe gradualisht të rritet në 3,75 për qind në afat të mesëm, e mbështetur prej vendimeve të përmirësuara nga investuesit, kapacitetet eksportuese të zgjeruara dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve në tregun e punës. Rreziqet në aspektin e perspektivave janë në rënie", qëndron në raportin e FMN-së.

Sipas Misionit të FMN-së, në mungesë të masave të përhershme për konsolidim, deficiti fiskal pritet të përhapet dhe borxhi publik të rritet.

"Krahas rritjes së ngadalësuar, zbatimit të pamjaftueshëm të shpenzimeve për investime kapitale dhe për mallra dhe shërbime, me siguri do ta ruajnë deficitin fiskal në nivel prej rreth 3 për qind të BPV-së në vitin 2017. Në afat të mesëm, deficiti i projektuar do të mbetet mbi 3,5 për qind të BPV-së si reflektim ndaj pagesës së obligimeve të pashlyera, subvencioneve për rritjen e pagave dhe mbështetjes plotësuese për mbrojtje sociale. Si rezultat i kësaj, pritet borxhi publik të arrijë nivelin mbi 53 për qind të BPV-së deri në vitin 2022, me ç'rast vlerësohet se nevojat për financime fiskale në nivelin bruto të arrijnë 15,5 për qind të BPV-së", thuhet në raport.

Misioni e përshëndeti qëllimin e Qeverisë për ta përforcuar menaxhimin me financat publike dhe për ta rritur transparencën fiskale, ndërsa sistemin bankar e vlerëson si të shëndoshë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.09.2017, 19:21  | D.J. | 438 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.