"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Hapet fabrika e "ODV Elektrik" në ZZHTI Ohër/Strugë
133859158.jpg

Strugë, 15 shtator - Kompania gjermane "ODV Elektrik" sot në Zonën teknologjike industriale Ohër/Strugë në Misleshevë  e hapi fabrikën e sapondërtuar për prodhimin e komponentave elektronike për industrinë automobilistike.

 

Bëhet fjalë për investim grinfild në vlerë prej tre milionë euro, në të cilin funksionojnë shtatë linja prodhuese me gjithsej 220 të punësuar.

 

Martin Ehert, drejtori kryesor ekzekutiv i "ODV Elektrik" në fjalimin para të pranishmëve në solemnitet sqaroi se krahas ndërtimit të objektit janë investuar edhe 1,7 milionë euro në pajisje, prej të cilëve pjesa më e madhe është prodhuar në filialin e kompanisë në Ukrainë.

 

Ai paralajmëroi se në të ardhmen e afërt "ODV Elektrik" planifikon realizim të dy projekteve të rëndësishme që parashikojnë procese të reja dhe sfida, e për të cilët tha se do ta konfirmojnë rëndësinë strategjike të prodhimit të hapur sot për vetë kompaninë.

 

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në emër të Qeverisë u dëshiroi punë të suksesshme kapaciteteve të reja prodhuese, duke paralajmëruar mbështetje edhe më të madhe investuesve që do të vendosin biznesin e tyre ta zgjerojnë në Maqedoni.

 

"Kompanitë si 'ODV Elektrik' janë të mirëseardhura në Maqedoni, ato edhe mëtej do të mbështeten nga të gjitha anët. I inkurajojë 'ODV Elektrik' dhe të gjithë investuesit e huaj edhe mëtej të investojnë në Maqedoni, për çka do të kenë mbështetje nga Qeveria në të gjitha segmentet", theksoi Angjushev.

 

Duke u përqendruar në faktin që më shumë kompani tashmë në Maqedoni punojnë në prodhimin e kabllove për nevoja të industrisë automobilistike, Angjushev theksoi se ndoshta janë krijuar kushte për hapje të kapaciteteve në vend që do të prodhonin pikërisht repromateriale për nevojat e kapaciteteve veçmë të hapura.

Kompania "ODV Elektrik" filialin e saj në Ohër e themeloi në qershor të vitit 2014,  ndërsa me prodhim provë të auto komponentëve në kapacitetet veçmë ekzistuese në Ohër filloi në janar të vitit 2015. Ndërtimi i fabrikës së re në ZZHTI Ohër/Strugë me sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë filloi në tetor të vitit 2015.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.09.2017, 10:17  | T.E. | 680 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.