« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Fatmir Mediu kërkon grup parlamentar më vete, PS kundër
mediu-per-koalicionin1_10.jpg

Tiranë, 14 shtator - Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar grup parlamentar më vete, i përbërë nga partitë e djathta dhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Këtë kërkesë, Mediu e shtroi dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila kishte tjetër axhendë diskutimi, caktimin e datës së seancës plenare për votimin e emrave të drejtuesve të komisioneve parlamentare. Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur kundër kësaj kërkese. Kuvendi pritet të vendosë sot gjatë seancës parlamentare nëse do pranojë apo jo kërkesën e aleatëve të PD për të pasur grup parlamentar brenda radhëve të opozitës. Partitë e vogla parlamentare të djathta kanë nisur një diskutim me Partinë Demokratike për të krijuar grupin e tyre parlamentar. Kjo nuk do të sjellë daljen nga opozita, por një procedurë për të qenë me efektiv në reagimin në parlament. Pjesë e grupit janë tashmë Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA, Dashamir Shehi i LZHK. Ndërsa plotësimi i grupit parlamentar, nëse do të arrihet kjo marrëveshje, do të jetë edhe me deputetë demokratë. Dashamir Shehi e njoftuar më herët në Kuvend pritet të krijohet një grup i qendrës së djathtë. “Duam të bëjmë një grup të qendrës së djathtë. Patjetër që do të ketë deputetë të PD-së, që do të jenë pjesë e këtij grupi parlamentar. Partitë që janë aleate, të kenë një çadër të vetën politike, siç ka qenë tradicionalisht”, thotë Shehi. Por duket se ka pasur një mungesë koordinimi brenda kampit opozitar, pasi kreu i PDK-së, Ndoka, ka kërkuar të ketë një grup të tijin parlamentar dhe të mos jetë pjesë e një grupimi të drejtuar nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Ditët e fundit, aleatët opozitarë u vendosën nën akuzë edhe nga zëra brenda Partisë Demokratike për shkak të rrjedhjes së votave për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Të paktën njëri prej tyre, Nard Ndoka, deklaroi votën kundër.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 09:13  | Z.H. | 744 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
« Varrosen mbetjet mortore të masakrës së vitit 1913 » Ahmeti: Gjenocidi i Çubrilloviçit tentoi të shfarosë popullin shqiptarë, Lika: E kaluara e dhimbshme ka qenë e drejtë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.