« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Dëshmorët e kombit, u ndërtuan komplekse memoriale dhe pllaka përkujtimore | FOTO
nevzat-deshmoret.jpg

Gostivar, 14 shtator - Qasja dhe trajtimi ndaj dëshmorëve të kombit nga rajoni i Gostivarit gjatë katër viteteve të kaluara ka qenë në qendër të vëmendjes së Pushtetit Lokal në Gostivar. Krahas organizimeve intitucionale për përkujtimin e dëshmorëve përmes homazheve, kryetari i Komunës së Gostivarit u angazhuar të jep kontributin e tij edhe në ndërtimet e komplekseve memoriale apo pllakave përkujtimore. 

 

Brenda këtyre viteve u mbështet ndërtimi i Kompleksit memorial në fshatin Reçan,  ndërtimi i kompleksit memorial dhe pllakave përkujtimore për 66 dëshmorët e Debreshit të rënë në luftëra nga 1912 e këndej, si dhe u vendos pllakë përkujtimore për masakrën e vitit 1913 në fshatin Gjonovicë, respektivisht mëhallën e Bigorit.

 

Në Gusht të vitit 2013, konkretisht njëqind vite pas masakrës së Gjonovicës së Gostivarit, për herë të parë në formë të organizuar u përkujtuan 36 banorët e këtij fshati të cilët në vitin 1913, janë masakruar nga pushtuesit vendor dhe ata serb.

 

 

Në fjalën e tij, kryetari Bejta përgëzoi banorët për iniciativën për të përkujtuar të rënët dhe tha se ky akt është në interes njerëzor dhe kombëtar.

 

 

“Besoj se këtë shembull do ta ndjekin të gjithë vendbanimet në komunën e Gostivarit, kurse ne si komunë sa do kemi mundësi do ti ndihmojmë. Në të ardhmen edhe vetë komuna do të merr iniciativë që ti përkujtojmë të gjithë banorët të cilët janë masakruar para njëqind vitesh nëpër vendbanimet e tyre”, tha kryetari Nevzat Bejta.

 

 

Kujtojmë që në lagjen Bigor kanë vrarë 24 banorë, pleq, djem dhe fëmijë. Qëllimi për Gjenovicën ka qenë që rinia më vitale, më e shëndosh dhe më aktive të arrestohet. Dymbëdhjetë banorë të fshatit Gjonovicë, i kanë arrestuar dhe bashkë me 63 banorë të fshatit Siminicë i kanë dërguar në fshatin Cerovë dhe më pas i kanë masakruar. Skenari i kësaj masakre ka qenë shfarosja e banorëve të Gjonovicës dhe Simnicës”, tha Begzat Begzati, njëherit edhe autor i monografisë, Gjonovica, Kështjellë Iliro-shqiptare.

 

E më 29 Nëntor – 2015 – u inaugurua Kompleksi memorial në fshatin Reçan. Me ftesë të banorëve dhe Këshillit Iniciativë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në ceremoninë solemne të shpalosjes së shtatores së heroit tonë kombëtar Aqif Krosi (Reçani) dhe kompleksit memorial për dëshmorët e fshatit Reçan.

 

Caption

 

“Unë me familjen e Xhemës dhe Aqifit lidhem shpirtërisht, sepse familja e nënës sime bashkë me këto dy familje janë internuar në Sveti Nikollë për t’i asimiluar, por kjo nuk ndodhi dhe kodi trashigimues kombëtar u bë ende më i fuqishëm. Kjo ndodhi e madhe që ndodhet në 103 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë i gëzon të gjithë shqiptarët. Një ditë shqiptarët do të jenë të bashkuar në Evropën e bashkuar, dhe këtë nuk ka mundësi askush që ta ndal. Unë jam rritur me gojëdhënat që i kam dëgjuar për Aqif Reçanin, prandaj dua t’i shpalos para Jush. Aqif Reçani nuk i ka urryer të tjerët por e ka dashur kombin e tij. Ka dashur që kombi shqiptar të jeton i lirë. Asnjëherë Aqif Reçani nuk ia ka ngrënë hakun askujt, por ka luftuar që shqiptarët të jetojnë në liri”, tha mes tjerash kryetar Bejta.

 

Nga Këshilli Organizativë, shprehen falënderime për drejtuesit e Komunës së Gostivarit, dhe në fund të ceremonisë, e cila u karakterizua me një program të begatë kulturor dhe artistik, organizatorët ndanë mirënjohje për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për përkrahje financiare dhe logjistike në ndërtimin e Kompleksit memorial për dëshmorët e kombit nga fshati Reçan.

 

Me 22 nëntor të vitit 2014, u shpalos pllaka perkujtimore në memorialin e dëshmorëve në fshatin Debresh, për 66 dëshmorët e fshatit të rënë nga viti 1912 e këndej në luftëra të ndryshme, siç janë të rënët në Luftën e Dytë Botërore, gjatë rrugës për në frontin e Sremit.

 

Caption

 

Inaugurimi për shpalosjen e pllakave përkujtimore u bë në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 106 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Krahas ndërtimit të pllakave përkujtimore, është bërë edhe rrethimi i sipërfaqes së kompleksit memorial të fshatit.

 

“Ne sot i përkujtojmë me kënaqësi sakrificën që e kanë bërë pjesëtarët e kombit. Të gjithë këta dëshmorë janë vrarë në moshën më të mirë të jetës së tyre, atëherë kur është dashur tu japin dashuri anëtarëve të familjeve të veta, ajo dashuri u ka munguar familjeve të tyre për shkak se (dëshmorët) dikush i ka vrarë vetëm se kanë qenë shqiptarë. Të gjithë ata janë të moshës 30-40 vjeçare, mosha më e re kur njeriu mund të jep fuqinë e vete në interes të familjes dhe të shoqërisë së vete. Ne ata sot i kujtojmë që ajo të mos na përsëritet, që gjeneratat e reja kur të rriten të mos harrojnë sakrificën e baballarëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të vet që kanë sakrifikuar që sot shoqëria jonë ka një ardhmëri më të mirë. Këta dëshmorë që i nderojmë, askujt nuk i kanë bërë keq, asnjë nuk kanë vrarë, nuk kanë plaçkitur e përdhunuar por janë vrarë për shkak se luftuar dhe kanë luftuar që shoqëria dhe pjesëtarët e kombit të tyre të kenë një jetë më të mirë ”, theksoi para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

 

Një vit më parë me 22 nëntor të vitit 2013, në po të njëjtin vend në fshatin Debresh u shpalos Lapidari i ngritur për dëshmorët e rënë në Luftën e Dytë Botërore në vjeshtën e vitit 1945.

 

Kujtojmë që më 5 Gusht – 2013, 100 vjetori i masakrës serbe mbi popullatën shqiptare në fshatin Qafë të Gostivarit, është përkujtuar me një manifestim të mbajtur në këtë fshat dhe të organizuar nga Komuna e Gostivarit dhe e Kërçovës, respektivisht kryetarët Nevzat Bejta dhe Fatmir Dehari.

 

Caption

 

Institucionalisht po shënohet për çdo vit 5 Maji, Dita e dëshmorëve të luftës së vitit 2001 si organizim i përbashkët me SHVL-UÇK, si dhe 9 korriku i vitit 1997, si datë e dëshmorëve të flamurit kombëtar. 

 

Caption
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 08:58  | B.M. | 1,528 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
« Varrosen mbetjet mortore të masakrës së vitit 1913 » Ahmeti: Gjenocidi i Çubrilloviçit tentoi të shfarosë popullin shqiptarë, Lika: E kaluara e dhimbshme ka qenë e drejtë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.