Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
Presidenti Ivanov takon gjeneral majorin Steven Cray
thumbs_b_c_649ed0ebc1ffdd0ffaa61870ec4082e0.jpg

Shkup, 14 shtator - Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u takua sot me gjeneral majorin Stiven Cray, komandant i Gardës Kombëtare të shtetit të Vermont, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni bashkë me një delegacion ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftojnë nga presidenca, në takim u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin afatgjat dhe të frytshëm midis Armatës së Maqedonisë (ARM) dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, përmes pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqeruajtëse, përmes realizimit të stërvitjeve të përbashkëta, dhe trajnimet dhe edukimet e pjesëtarëve të të dyja armatave.

"Presidenti Ivanov e përshëndeti partneritetin strategjik të ARM-së me Gardën Kombëtare të Vermontit duke theksuar se bashkëpunimi i suksesshëm me këtë shtet federal në lëmin e mbrojtjes paraqet një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë", thuhet në deklaratën e kabinetit presidencial.

Në takim, thuhet më tej, Ivanov ka theksuar se Maqedonia plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim në NATO dhe se me pjesëmarrjen e saj në misionet paqeruajtëse "de facto" vepron si anëtare e organizatës Veri-Atlantike. Ai shprehu pritjet për një mbështetje më intensive amerikane, në mënyrë që Republika e Maqedonisë të marrë vendin e saj të duhur në NATO.

"Gjeneral-majori Cray uroi për angazhimin e përgjithshëm të ushtarëve të Maqedonisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Ai tha se SHBA-të si më parë do të vazhdojë të jenë një mbështetës i angazhimit strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrim të plotë në strukturat euro-atlantike", thuhet në deklaratë.

Në vitin 2012, presidenti Ivanov dekoroi Gardën Kombëtare të Vermontit me çmimin për merita ushtarake.

UPDATE: 14.09.2017 16:42:00

### 14.09.2017 09:36:00

Komandantët e GN të Vermontit Stiven Krej në takime me Ivanovin dhe Xhaferin
133855424.jpg

Shkup, 14 shtator - Gjeneral-majori Stiven Krej, komandant i Gardës nacionale të shtetit federal amerikan Vermont, sot do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Stiven Krej, i cili deri më 17 shtator në Maqedoni e kryeson delegacionin ushtarak të Gardës nacionale të Vermontit, sot do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, si dhe me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri.

Delegacioni i kryesuar nga Krej dje kishte takim me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. 

 14.09.2017, 09:36  | 59 | 1,046 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.