« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Biznesmeni Lazim Destani uron shqiptarët për 10- vjetorin e Pavarësisë
Një i vdekur, tre të lënduar më rëndë dhe tetë më lehtë në 13 aksidente rrugore në Shkup
aksiiii_6.jpg

Shkup, 14 shtator- Një person ka humbur jetën, tre janë lënduar më rëndë, ndërsa tetë më lehtë në 13 aksidente rrugore që gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Aksidenti rrugor në të cilin ka humbur jetën një person ka ndodhur dje në orën 22:45 minuta në autostradën "Aleksandar Makedonski" në drejtim nga Shkupi në drejtim të Velesit në afërsi të vendit të quajtur "Rajko Zhinzifov". Në të kanë marrë pjesë një automjet udhëtimi "Mercedes" me targa serbe, i drejtuar nga një qytetar i Republikë së Serbisë dhe një këmbësor nga Koçani, i lindur në vitin 1987. Këmbësori në aksidentin ka marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Në tre aksidente të tjera me lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor, çiklist dhe një shofer i automjetit motorik të udhëtimit, ndërsa në tetë aksidente më lehtë janë lënduar tetë persona, derisa një aksident ka përfunduar vetëm me dëm material.

Gjatë ditës së kaluar policia ka sanksionuar 15 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe, 15 shoferë që i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferë, gjegjësisht të paregjistruara, si dhe tetë shoferë të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë përdorur celularë gjatë drejtimit me automjetet motorike.

Janë sanksionuar edhe katër shoferë të biçikletave me motorë mopedë dhe motoçikleta të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme dhe 72 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special "Karrotrec" janë larguar 66 automjete.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.09.2017, 10:49  | L.E. | 943 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Ish kryeministri » Georgievski: Emri i plotë Maqedoni më shumë e rezikon Bullgarinë se sa shtete tjera
« Zhurnal mëson » Sdo ketë grup parlamentar nga Lëvizja Besa dhe PDSH
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Ahmeti në Kosovë në 10 vjetorin e pavarësisë
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.