« Analizë » Historiku i të gjitha cikleve të zgjedhjeve lokale në Maqedoni
Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu gëzon mbështetje të m..
« Analistët » Deklarata e partive shqiptare për fat të keq u zvetënua, u vel (VIDEO)
« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Këto janë universitetet private më të zgjedhura nga studentët (FOTO)
kolegeeee.jpg

Ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve në universitetet shqiptare ndërsa Ministria e Arsimit ka bërë publike dhe shifrat e këtij procesi. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet universitetet publike kanë arritur të regjistrojnë një numër më të madh studentësh.

Por në çfarë gjendje janë universitetet private?

Portali Albeu.com ka analizuar gjendjen e regjistrimeve në universitetet private, bazuar në të dhënat e publikuar nga portali Ualbania i Ministrisë së Arsimit, ku bie në sy rënie e madhe në numrin e regjistrimeve në këto universitete krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, jo të gjithë universitetet kanë probleme me regjistrimet.

Listës së universiteteve me më shumë regjistrime i prin Universiteti Epoka, me 348 regjistrime ose 49.29% të kuotave të plotësuara. Pas Universitetit Epoka, renditet Unievrsiteti Europian i Tiranës me 316 regjistrime ose 28.46% të kuotave të plotësuara. Më pas vijojnë, Aldent me 223, Albanian University me 217, Universiteti Mesdhetar me 174, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë me 138 dhe Polis me 128, shkruan ALbeu.com.

Ndërkohë, janë jo pak universitete që nuk kanë arritur të regjistrojnë mjaftueshëm studentë. Institucionet private që kanë regjistruar më pak studentë janë Logos me vetëm 12 regjistrime, Wisdom me 8, Qiriazi me 5, Marubi 2 dhe Nehemia me vetëm një student të regjistruar në fazën e parë.

Deri në përfundim të procesit, ka edhe dy faza të tjera, ku studentët do të mund të bëjnë përzgjedhjet e tyre.
Shihni tabelën e plotë me të dhënat statistikore të përgatitura nga Portali Albeu.com, bazuar në shifrat e publikuara nga Ministria e Arsimit në Portalin Ualbania.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 22:46  | B.M. | 1,806 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
E mbani mend Enderin nga “Jetë e hidhur”, nuk do ta besoni sa ka ndryshuar ai (Foto)
Ra bora e parë në Maqedoni
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.