« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
Maqedonia nga një “oazë” e përgjimeve në një “histori” europiane
Microsoft publikoi ndërtimin 12688 eksperimental të Windows 10-ës
microo_8.jpg

Ditën e sotme Microsoft publikoi një version të ri eksperimental të Windows 10-ës për kompjuterat me përmirësime në Shell, Edge, Gaming si më shumë mbështetje për harduerët.

Kompania është pranë finalizimit të përditësimi të dytë madhor për këtë vit pas Përditësimit të Krijuesve në Maj.

Përditësimi i radhës do të debutojë më 17 Tetor. Me Windows 10-n si një shërbim, Microsoft ka ndryshuar plotësisht mënyrën prezanton versionet e reja të sistemit operativ.

Në vend që të kemi çdo dy vite një sistem operativ të ri, Microsoft tashmë ofron vetëm një, Windows 10-ën, të cilën e përditëson vazhdimisht duke përmirësuar eksperiencën në të. Deri tani Microsoft ka publikuar tre përditësime madhore: Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit dhe i Krijuesve.

Çdo vit kompania publikon dy përditësime madhore ku i pari sjell shumë veçori të reja ndërsa ai dyti rrit stabilitetin. Kjo do të thotë përditësimi i dytë i Krijuesve që do të debutojë në Tetor do të fokusohet kryesisht në stabilitetin e platformës.

Ndërtimi më i fundit ka një numër të pazakontë, “Versioni 1709” që do të thotë se është versioni final.

Microsoft ka përditësuar Windows Shell për ti ardhur në ndihmë Facebook Messenger, start, Cortana, dhe njoftimeve.

Në këtë ndërtim shfletuesi Edge ishte ai që përfitohet më shumë. Problemet e hasura nga përdoruesit me PDF-të, kutinë kërkimore, Hub, fushën e adresës, rikuperimin e tabeve, ngarkimet janë adresuar të gjitha.

Gjithashtu lojërat Ghost Recon: Wildlands dhe Skyrim do të funksionojnë pa asnjë problem me këtë ndërtim.

Përditësimi i sotëm e dërgon në 16288 numrin e ndërtimeve eksperimentale. Kompania gjithashtu publikoi një version për Windows 10 Mobile dhe pothuajse nuk ka tërhequr aspak vëmendje. /PCWorld Albanian

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 16:24  | L.E. | 286 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Skandaloze » Të punësuar në Ministrinë e punës dhe politikës sociale këndojnë, kërcejnë dhe pijnë alkool (Video)
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.