« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Ministri Ademi u takua me përfaqësues të organizatës "Maqedonia 2025"
133854782.jpg

Zagreb, 13 shtator - Ministri i Angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e organizatës "Maqedonia 2025", e cila u diskutua në mënyrë specifike për përvojat e tyre lidhur me problemet dhe sfidat që kanë investitorët nga diaspora.

Ademi, siç kumtoi Kabineti i tij,  theksoi se shtylla ekonomike e Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me diasporën do të jetë pikënisje për reduktimin e barrierave që kanë investitorët potencialë nga diaspora dhe me ç'rast u dakorduan për bashkëpunim të mundshëm në këtë çështje.

Në takim Ademi e përshëndeti organizimin e manifestimit që e organizon "Maqedonia 2025" më 21 shtator në Shkup, ku do të shkëmbehen përvojat e investitorëve të diasporës, si dhe planet e investitorëve potencialë të diasporës.

Përveç kësaj, Ministri Ademi konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e organizuar nga "Maqedonia 2025" më 1 dhe 2 nëntor të këtij viti, ku ai do të ketë mundësinë për të mbajtur një takim të drejtpërdrejtë me investitorët dhe investitorët potencialë nga diaspora.

UPDATE: 13.09.2017 15:04:00

### 11.09.2017 09:07:00

Ministri Ademi për vizitë zyrtare në Kroaci
133818778_1.jpg

Zagreb, 11 shtator - Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i obliguar për diasporën, Edmond Ademi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Ademi, siç informojnë nga kabineti i tij, gjatë vizitës do të realizojë takime me sekretarin shtetëror të obliguar për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, Xvonko Milas, me deputeten Ermina Lekaj Përlaskaj, me kryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit Shuip Ziberi, konsullin e nderit të RM-së në Zarë dhe kryetarin e BD të BFI-së në Kroaci, Gzim Rexhepi.

Ministri Ademi do ta vizitojë edhe qytetin Bjellovar, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Dario Herbak dhe do të ketë fjalim para anëtarëve të Odës së zejtarëve të zhupanisë Bjellovar-Billogosrka.

Takime, sipas kabinetit të ministrit, janë paraparë edhe me kryetarin e Këshillit të pakicave kombëtare pranë Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Aleksandar Tollnauer, me kryetarin e Bashkësisë së maqedonasve në Republikën e Kroacisë, Ilija Hristodullov, me kryetarin e Këshillit të pakicave kombëtare të Maqedonisë në qytetin e Zagrebit, Tome Apostollovski, si dhe me përfaqësuesin e KOM në Republikën e Kroacisë Kirko Velinski, ku së bashku do ta vizitojnë vendin e ndërtimit ku po ndërtohet kisha maqedonase në Zagreb.

Në organizim të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Zagreb do të mbahet pritje në pallatin "Dverce" në Zagreb me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, ku ministri Edmond Ademi do të ketë fjalim.

 11.09.2017, 09:07  | Z.H. | 1,458 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.