« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Identifikohen dyshimet se vdekjet në QKUK nuk ishin të natyrshme
qkuk-ilustrime-fotot-xhemail-sllovinja-5_2211.jpg

Prishtinë, 13 shtator - Këtë të hënë u raportua se të enjten e kaluar në QKUK, kanë ndodhur katër vdekje gjatë operacioneve, dhe u dyshua se ato nuk ishin të natyrshme, por shkaku i problemeve gjatë trajtimit mjekësor.

Për, këto vdekje tani është ngritur një ekip hetimor brenda QKUK’së, e ato po hetohen edhe nga Prokuroria dhe Policia.

Gazeta Metro, nga burime brenda QKUK’së, ka mësuar se hetimi i rastit ka rezultuar se dy nga katër vdekjet e ndodhura atë ditë, dyshohet se kanë ndodhur shkaku i problemeve me anestezionin që u është dhënë pacientëve që i ishin nënshtruar operacionit.

Siç ka mësuar Gazeta Metro, nga raporti që ka bërë ekipi hetimor, rezulton se atë ditë janë operuar 17 raste, për të cilave tetë sosh janë përballuar me problem të ngjashëm, i cili ka pasur të bëjë me anestezionin. Të tetë këto raste ka rezultuar se kanë marrë anestezion nga i njëjti sistem, ndërsa rastet tjera te të cilat nuk është paraqitur ky problem, nga një sistem tjetër i anestezionit.

Nga këto tetë raste, sipas raportit hetimor, dy persona të moshuar kanë vdekur, pasi nuk kanë arritur të marrin veten. Ndërsa, gjashtë rastet tjera, që gjithashtu kanë pasur probleme me frymëmarrje, është arritur të rikthehen në gjendje normale.

Kjo ka ngritur dyshimin, se vdekja e këtyre dy viktimave nuk ka qenë e natyrshme, por mund të ketë ndodhur shkaku i problemeve me anestezionin që atyre u është dhënë gjatë operimit.

Ky dyshim, ka bërë, që ekipi hetimor të urdhërojë që viktimave dhe të gjashtë personave tjerë që kanë pasur të njejtin problem, t’u merren mostrat e gjakut, për analizë. Gjithashtu, është izoluar dhe blombuar anestezioni që u është dhënë pacientëve që kanë pasur këtë problem, dhe i njejti pritet të dërgohet në ndonjë laborator jashtë vendit, për të ja bërë analizat. Si vende të mundshme, për këto analiza po shqyrtohen, Shqipëria ose Mali i Zi, pasi Kosova nuk posedon një laborator të tillë, ka bërë të ditur ky burim për gazetametro.net.

Për rastin, Gazeta Metro, ka kontaktuar edhe zyrën për informim të QKUK’së, por zëdhënësi Shpend Fazliu, ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin më shumë informacione se sa nga ajo që është thënë në komunikatën për media. Ai ka thënë se me rastin, tani janë duke u marrë edhe organet e hetuesisë, dhe rasti tani ka kaluar në një nivel tjetër hetimi, që nuk i takon QKUK’së.

Ndërsa në njoftimin e QKUK’së, thuhet se pas diskutimeve edhe konsultimeve me ekipet dhe personat relevantë, u vendos që përmes komisioneve të formuar nga QKUK lidhur me këtë çështje, të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale përkatëse.

Edhe Prokuroria që ka konfirmuar se është duke e hetuar rastin e 3 vdekjeve të dyshimta në QKUK, nuk ka pranuar të jap detaje shtesë, duke kërkuar nga mediat që t’i lënë hapësirë punës hetimore.

Me rastin po merret edhe ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili sot ka bërë të ditur se ka kërkuar hetime të dëtajuara dhe profesionale për rastin e vdkejeve në QKUK, që ndodhen të enjtën, disa ditë para se ai të merrte dëtyren.

Ministri Ismaili ka bërë të ditur se për këtë rast ka ndërmarrë veprimet konkrete, duke përfshirë, urdhërimin e të gjitha inspektorateve të MSH’së të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara.

Si rezultat i kësaj bëhet e ditur se, ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë blombuar të gjitha mostrat. Gjithashtu është rekomanduar që analiza këtyre mostave t’u bëhet jashtë vendit. /gazetametro.net

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 15:16  | Xh.I. | 505 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Varrosen mbetjet mortore të masakrës së vitit 1913 » Ahmeti: Gjenocidi i Çubrilloviçit tentoi të shfarosë popullin shqiptarë, Lika: E kaluara e dhimbshme ka qenë e drejtë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.