« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
« Zhurnal mëson » Më 11 mars Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë
Zhernovski u bënë thirrje mbështetësve të tij të votojnë kandidatin e LSDM-së
zernovski.jpg

Shkup, 13 shtator - Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot thërriti mbështetësit e LSDM-së të votojnë për kandidatin e kësaj partie, edhe pse tha se ende nuk dihet kush do të jetë kandidati në komunën Qendër, përcjell Zhurnal.

Vendimi të tërhiqet nga gara për mandat të dytë për kryetar komune e solli së bashku me kryeministrin Zoran Zaev.

"Këtë vendim e sollëm së bashku. Këtë mandat si kryekomunar nuk do ta haroj asnjëherë. Ishte mandat i mbushur me turbulenca, presione, shantazhe. Këto ishin vitet më të rënda, por edhe më të bukura në jetën time", tha Zhernovski, duke iu falenderuar banorëve të Qendrës, të cilët votuan për të madje tre herë.

Mes tjerash, Zhernovski gjithashtu shtoi se në Maqedoni po bëhen hapa të duhura. Për së pari herë në zgjedhje votuan shqiptarë, romë, turq, për një parti maqedonase. Kjo, sipas Zhernovskit, është formula e nevojshme për një të ardhme prosperitare të Republikës së Maqedonisë./Zhurnal.mk

UPDATE: 13.09.2017 15:11:00

### 13.09.2017 09:35:00

Andrej Zhernovski tërhiqet nga gara për kryetar të Qendrës
13.9.Zernovski-izbori-zaev.jpg

Shkup, 13 shtator - Andrej Zhernovski do të dorëhiqet nga kandidimi në komunën Qendër, dhe do të bëhet pjesë e Pushtetit eksekutiv, njofton Zhurnal.

Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në emisionin "24 otvoreno".

LSDM do të propozojë kandidat të tyrin për kryekomunar i Qendrës, emri i të cilit do të bëhet i ditur gjatë ditës së sotme.

Zhernovski disa herë ka paralajmëruar se nëse nuk kandidohet nga LSDM, do të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale./Zhurnal.mk

 13.09.2017, 09:35  | 60 | 3,270 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Cipras: Nacionaliteti maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.