« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Akuzë penale për Jovo Vangellovski, nuk ka lejuar hetime në rastet "Target" dhe "Fortesa"
jovo2.jpg

Shkup, 13 shtator - Kryetari i Gjykatës Supreme , Jovo Vangelovski nuk i ka lejuar Komisionit të Këshilit për verifikim të fakteve të bëjë hetim në rastet "Target" dhe "Fortesa" ku janë të akuzuar dy të humbur nga shteti, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, njofton Zhurnal.

Nga Këshilli para një javë kanë lëshuar lajmërim se sot do të bëhet hetimi i rasteve, por gjatë shkuarjes së tyre , policia e gjyqit nuk ka lejuar që të hyjnë brenda.

"Policia e gjykatës gojarisht ka shpjeguar se kryetari i Gjykatës Supreme në RM, ka urdhëruar që Komisioni të mos ketë të drejtë për të hyrë brenda.Më pas kryetari i Gjykatës Supreme në RM telefonoi kryetarin e Komisonit dhe i ka thënë se ka pranuar letër nga ana e Këshillit për fakte , ku nuk u lejohet të bëhet hetimi përderisa nuk jepen themeli apo baza se pse të bëhet ky hetim, dhe më pas ai do të vlerëson a do të bëhet hetimi, të caktohet termin dhe hapësirë , me kërcënim se më këtë mënyrë të komunikimit do të ketë pasoja", tha kryetari i Këshillit, Sasho Pocevski.

Nga Këshilli vlerësojnë se kjo mënyrë e sjelljes së Jovan Vangellovskit, paraqet ndalesë të kryerjes së detyrës , thonë nga Komisioni. -Në rastin konkret, me mos kryerjen e hetimit dhe mungëses së dokumentacionit si dhe fakteve që duhej marrë nga dy rastet "Target" dhe "Fortesa" është bërë dëmtim nga ana e kryetarit të Gjykatës Supreme, ndaj Këshilli do të ngrejë procedurë penale te prokurori publik, shkruan Pocevski. Nga Këshilli për verifikim të fakteve thonë se nuk është e para herë që kryetari Vangelovski bën opstruksione të këtilla në dëm të ligjit. -Në të kaluarën kur janë thirrë nga ana e Këshillit për verifikim të fakteve, të japin deklaratë apo të marrin informacione që i ka Gjykata Supreme në RM për raste konkrete, janë kryer opstruksione nga ana e tij që nuk janë në përputhje me kërkesat e Këshillit për verifikim të fakteve ose nuk u janë përgjigjur ftesave të marrin pjesë në dëgjim të rasteve , ose të ndryshme./Zhurnal.mk

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 14:24  | Z.H. | 2,201 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.