Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë
« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Osmani: Na nevojitet mbështetje për zgjidhje urgjente që të antarësohemi në NATO
133854468.jpg

Shkup, 13 shtator - Zv.Kryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi sot një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.

Zëvendëskryeministri Osmani, siç kumtoi SÇE, e përshëndeti interesimin e Gjermanisë si dhe mbështetjen e deritashme të Maqedonisë në përpjekjet që vendi të kthehet në rrugën euro- atlantike, me interes edhe për shumicën e qytetarëve. Osmani informoi Ambasadorin edhe për vizitën e tij të fundit në Berlin, duke theksuar se Gjermania u dëshmua partner strategjik i Republikës së Maqedonisë për t’u integruar në BE, në veçanti me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe teknike për institucionet nacionale.

 

"Gjermaninë e konsiderojmë si përkrahëse të fuqishme të politikës së zgjerimit dhe aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, gjë që u dëshmua më së miri me inicimin e Procesit të Berlinit dhe samitet që pasuan në Berlin, Vjenë, Paris dhe së fundi në Trieste", theksoi zëvendëskryeministri Osmani dhe shprehu pritje se ky bashkëpunim tradicionalisht i suksesshëm ka për të vazhduar edhe gjatë mandatit të tij.

 

Zëvendëskryeministri Osmani e njoftoi ambasadorin Gerberih edhe me Planin 3-6-9 dhe realizimin e deritanishëm të tij, me prioritetet e Qeverisë së re për zhbllokimin e proceseve të integrimeve euro- atlantike të vendit, si dhe me kursin e ri të politikës së jashtme për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Sikurse theksoi Osmani, për këtë flet firmosja e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, por edhe vizita e suksesshme e ministrit të Jashtëm grek, Koxias në Maqedoni. Sipas tij, ky është vetëm fillim i avancimit të marrëdhënieve me vendet fqinje që ka për të vazhduar edhe në të ardhmen.

"Gjatë periudhë së ardhshme pres progres në çështjen e integrimeve euro- atlantike dhe në këtë drejtim pres mbështetje për zgjidhjen e plotë të çështjes së pranimit të Maqedonisë në NATO", theksoi Osmani gjatë takimit. Ai shtoi se Maqedonisë, i nevojitet një qartësi e perspektivës evropiane, me qëllim të përforcimit të agjendës evropiane të vendit, si dhe të mbarë rajonit", qëndron në kumtesën e SÇE-së.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 13:33  | Xh.I. | 526 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
Ahmeti në Kosovë në 10 vjetorin e pavarësisë
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO
Mbani një gotë ujë afër, mund të alivanoseni nga këto të pasme më të mira në planet
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.