Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit
Butaris: Botëkuptimi se Maqedonia është vetëm greke është shumë i keq
« Emri i Maqedonisë » Musliu: Nuk është lehtë të tejkalohet një kontekst i cili zgjatë më shumë se 25 vjet
Në Maqedoni po përplasen dy botëra, Qeveria proevropiane dhe mbetjet e strukturave an..
Momenti i vështirë i deputetes: Kur pashë ato foto, martesa ime mori fund
auto_1-271505214639.jpg

Një deputete australiane ka “hapur zemrën” me disa deklarata lidhur me momentin kur kuptoi se martesa e saj kishte marrë fund, pasi zbuloi disa foto pornografie me fëmijë në kompjuterin e bashkëshortit.  

 

Rachel Carling-Jenkins, e cila përfaqëson konservatorët australianë në Viktoria, foli në parlament lidhur me momentin e saj më të vështirë në jetë.

 

 

Ajo tha se kishte dyshime se bashkëshorti i saj Gary, e tradhtonte dhe kërkoi ndihmën e të birit 18-vjeçar (Terrence) për t’i kontrolluar laptopin.

 

Ajo dyshonte se i shoqi kishte një lidhje jashtëmartesore, por ajo që zbuloi ishte shumë më shokuese për të.

 

Në një prononcim për “BBC World”, ajo tha se “me t’i parë ato imazhe në kompjuter martesa ime mori fund. Nuk kishte të bënte me mua apo me të”.

 

Deputetja sqaroi se gjithçka kishte rëndësi pas atij momenti ishin ato vajza që ishin abuzuar për atë treg.

 

Lidhur me ata që i kishin thënë se duhej t’i kishte qëndruar në krah të shoqit dhe e kishin kritikuar se e kishte paditur në polici, ajo  tha “gjithçka mund të them është se nëse ka gra të tjera në një situatë të njëjtë, ngrihuni!”

 

“Po është e vështirë… humbisni martesën, humbisni shtëpinë siç e humba unë, por ia vlen. Duhet të ngrihemi kundër kësaj të keqeje në shoqëri.”

 

Duke folur për momentin që kishte zbuluar fotot e fëmijëve të abuzuar në kompjuterin e bashkëshorit, Carling-Jenkins tha: “ Ndihesha e shkatërruar. Qaja dhe ulërija.”  Ajo tha se ndihej keq edhe për të birin, i cili po ashtu ishte shumë i zemëruar.

 

Deputetja nuk foli me të shoqin para se të shkonte në polici, ku më pas ai u dënua me burg për posedim të fotografive të abuzimit me të mitur në muajin Mars.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 15:27  | Z.H. | 821 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stash”
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Shyhrete Behluli kur ishte nuse në katund
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.