Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Pesë simptomat e çuditshme të diabetit
Diabeti-1.jpg

Jo të gjitha llojet e diabetit manifestohen me simptoma të njëjta si etja e madhe për ujë, nevoja për tualet dhe mpirje të duarve dhe këmbëve. Keni kujdes edhe nga këto shenja të buta që tregojnë se keni diçka të pazakontë në gjak.

 

Vëreni ndryshime të pakëndshme të lëkurës

 

Njolla të errëta në lëkurë, posaqërisht prapa qafës, bërrylave, janë shenjë e hershme e nivele të larta të sheqerit në gjak. Niveli i lartë i insulinës promovon rritjen e qelizave të lëkurës dhe melaninës, pigmentit të këtyre qelizave që i bën njollat e zeza andaj edhe testet me shumë gjasa do të zbulojnë nivele më të larta se zakonisht të sheqerit në gjak. Humbja e peshës edhe 5 kilogramë do e ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në pastrimin e përgjithshëm.

 

Pamja juaj çuditërisht përmirësohet

 

Befasisht jeni të gatshme të dilni pa syze. Kur jeni me diabet mund të vëreni përmirësim apo përkeqësim të pamjes, kemi raste të përmirësimit të pamjes në pacientë me nivel të rritur të sheqerit në gjak.

 

Keni kruarje të paepur

 

Ju duket qesharake gjatë vizitës së mjekut të cekni se keni kruarje të lëkurës? Mos gaboni. Diabeti çrregullon qarkullimin e gjakut, që mund të shkaktojë kruarje. Disa pacientë kanë kruarje në ekstremitete, andaj nëse kremrat hidratuese nuk e ndalojnë kruarjen me siguri që duhet të shkoni në një tjetër takim tek mjeku.

 

Dëgjimi juaj dobësohet

 

Nëse filloni të shikoni TV me zë të lartë apo nuk mund të kapni bisedat me njerëzit, tregoni mjekut tuaj se keni nevojë për një testim të sheqerit në gjak. Një studim tregon se dobësimi i të dëgjuarit është tregues i hershëm i diabetit. Studiuesit vlerësojnë se diabeti i dëmton enët e gjakut dhe nervat e veshit të brendshëm, gjë që shkakton dobësim të të dëgjuarit.

 

Gërhasni si traktor

 

Gjysma e pacientëve me diabet 2 kanë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit. Nëse jeni e diagnostikuar me këtë gjendje e cila karakterizohet më gërhitje të rëndë dhe përgjumje gjatë ditës, është mirë të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak. Një studim tregon se 23% e pacientëve që kanë probleme me gjumë, kanë zhvilluar diabet në 5 vitet e ardhshme, shkruan femra.net, transmeton Klan Kosova. Lidhshmëria ende nuk është vërtetuar mirëpo pacientët me probleme të gjumit kanë tendencë të çlirojnë hormone të stresit gjatë gjumit, që e rrisnin nivelin e sheqerit në gjak.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 15:59  | Z.H. | 1,899 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.