Pyatt: Tani është koha ideale për zgjidhjen e çështjes së emrit
Butaris: Botëkuptimi se Maqedonia është vetëm greke është shumë i keq
« Emri i Maqedonisë » Musliu: Nuk është lehtë të tejkalohet një kontekst i cili zgjatë më shumë se 25 vjet
Në Maqedoni po përplasen dy botëra, Qeveria proevropiane dhe mbetjet e strukturave an..
Muslimanët amerikanë protestë në New York kundër Mianmarit
thumbs_b_c_684718b20eced25f23bbdc75cedde4d2.jpg

Muslimanët amerikanë u tubuan para përfaqësisë së përhershme të Mianmarit në Kombet e Bashkuara për të protestuar kundër masakrave ndaj muslimanëve në Arakan, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Adem Caroll, përgjegjës i programeve të OKB-së pranë organizatës Task Forca për Mianmarin në fjalën e tij kritikoi qeverinë e Mianmarit dhe i bëri thirrje muslimanët për të ndërmarrë aksion.

 

"Gjendja në Arakan po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Me lejen e Zotit, ne mund të bëjmë ndonjë plan aksional, e jo të mbetemi vetëm me shprehjen e zemërimit tonë", theksoi Caroll.

 

"Turp për Mianmarin. Qeveria e Mianmarit fshihet prapa Kinës në OKB. I vë veto rezolutave që nuk i do", tha Caroll, duke e theksuar pasivitetin e OKB-së në këtë çështje.

 

"Ndaleni gjenocidin", "Nuk e duam luftën tuaj të përgjakshme", ishin disa nga sloganet e protestuesve, të cilët bënë lutje për muslimanët e persektuar në Arakan.

 

Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. 

 

Gjatë sulmeve të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë shënjestruar mbi 150 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur ta kalojnë në Bangladesh.

 

Më shumë se 300 mijë muslimanë të Arakanit kanë arritur në Bangladesh që nga 25 gushti. 

 

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 10:59  | Z.H. | 214 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stash”
Big Mama pranë këtij mashkulli, por duart nuk i heq nga pjesa intime
Shyhrete Behluli kur ishte nuse në katund
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.