« Analistët »  Politika shqiptare të jetë më aktive në agjendën euro-atlantike
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e ..
« Analistët » Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
« Analistët » Zaev me retorikë "neutralizon" zërat kritik
Xiaomi prezantoi gjeneratën e dytë të telefonit pa skaje Mi Mix (Foto)
xiaomii_1.jpg

Një ditë përpara se Apple të prezantonte iPhone Xiaomi goditi i pari duke prezantuar pasardhësin e telefonit të parë që hodhi themelet e ekraneve pa skaje, Mi Mix.

Mi Mix 2 ruan dizajnin e zhvilluar nga ekipi i Philippe Starck por vjen me një ekran më të vogël prej 6 inç dhe rezolucion të përmirësuar.

Skajet rreth ekranit janë minimale ndërsa prodhuesi Kinez thotë se ka reduktuar madhësinë e tyre me një tjetër 12%.

Telefoni i ri është mjaft simpatik dhe vjen në vazhdën e një trendi që filloi vitin e kaluar, atë të ekraneve “pa skaje” – skaje minimale.

Ky trend është një tren ku kanë hipur Samsung, LG dhe raportohet se Apple është bashkëudhëtari më i fundit.

Mi Mix 2 sjell disa përmirësime në harduerin e brendshëm si një kamër e cilësisë më të lartë me falë sensorit Sony IMX386, procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 835 dhe 6GB RAM.

Natyrisht telefoni do të ofrohet në disa versione: një model 64GB që kushton 506 dollar, një model 128GB që kushton 550 dollar dhe një model 256GB që kushton 613 dollar.

Xiaomi do të shesë edhe një tjetër model, një edicion special me trup prej qeramike, 8GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme me një kosto prej 720 dollarësh.

Së bashku me Mi Mix 2, Xiaomi përdori famën e këtij të fundit për të prezantuar një tjetër telefon, Mi Note 3. Me ekran 5.5 inç, Snapdragon 660, bateri 3,500 mAh dhe 6GB RAM, Mi Note 3 është një e mesme e artë për ata që nuk duan të shpenzojnë një pasuri në një telefon.

Kamera e pasme e tij shkëlqen me dy sensorë të pasëm 12 megapiksel ndërsa ajo frontale është 16 megapiksel. Mi Note 3 kushton 383 dollar për modelin fillestar me 64GB, 445 dollar për modelin 128GB dhe 460 dollar për modelin me 128GB në ngjyrë blu.

Telefonët e rinj vinë një javë pas prezantimit të bashkëpunimit më të fundit me Google dhe programin Android, produkt i parë i të cilit është Mi A1.

2017-ta ka qenë një vit rikuperimi për Xiaomi dhe pas dy vitesh kalibrimi të brendshëm, kompania është gati të shkelë dhe të lërë gjurmë përsëri në skenën botërore të telefonëve inteligjentë. /PCWorld Albanian

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 15:32  | L.E. | 534 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zenko me prejardhje shqiptare në Lozovë të Shtipit, gjenë familjen e tij nga Malisheva
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stazh”
Zhvishet Zejnepi, zbulon komplet gjoksin dhe linjat trupore (Foto +18)
Bëhuni gati, vjen i ftohti dhe acari
Mbajeni frymën, “Katilja” publikon foto super të nxehta në Instagram
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.