« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
Shtyhet gjykimi ndaj Naser Osmanit të LDK-së
Naser_Osmani1.jpg

Prishtinë, 11 shtator - Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar gjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani dhe të tjerëve në rastin e AKP-së.

Deputeti i LDK-së akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, që ka të bëjë me privatizimin e fabrikës “FAN”.

Por, në mungesë të avokatit të tij Besnik Berishës, seanca është shtyrë për muajin tjetër. Deputeti që këtu është i akuzuar, ka kërkuar nga Gjykata largimin e kamerës së KTV-së nga seanca, siç ka thënë për arsye personale.

“Ne do të vendosim për këtë kërkesë edhe në pajtim me mediat, pra që të merren ndoshta disa sekuenca në fillim dhe pastaj gazetarët të qëndrojnë këtu sepse ky është gjykim publik”, ka thënë Shasivar Hoti kryetar i trupit gjykues,raporton KTV.

Sipas aktakuzës Naser Osmani akuzohet se në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të ndërmarrjes “FAN-Podujevë”, të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5 milionë euro.

Ai akuzohet se gjithashtu si anëtar i Bordit të AKP-së ka vendosur dhe votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar ndërmarrjen e re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 13:18  | Xh.I. | 373 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.