Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë
« Analizë » LSDM-ja kishte synim pushtetin e jo interesat e shiptarëve
« Analistët » Opozita shqiptare është katandisur keq
« Ligji për amnisti » Nga burgu në liri dhe nga liria në burg
Kompani të Maqedonisë prezantohen në panairin në Moskë
kompanii.jpg

Shkup, 11 shtator- Trembëdhjetë kompani të Maqedonisë prej sot deri më 14 shtator marrin pjesë në panairin më të madh ushqimor në Evropën Juglindore "Mir pitanie 2017"  (World food 2017) në Moskë.

Pjesëmarrja e kompanive të Maqedonisë është në organizim të Odës Ekonomike Maqedoni-Rusi dhe me mbështetje financiare të Ministrisë me portofol të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë.

Në stendën kombëtare prej 110 metra katrorë do të prezantohen "Agropazar" nga Hamzali dhe "Euromak" nga Strumica, "Agro-kalem" nga Negotina, "Perminders" nga Gradsko, "Rumko 91" nga Resnja, "Krivogashtani promet", "Evropa" nga Shtip dhe "Konimeks", "Bonviver", "Çeza Komerc", "Grand eksport", "Kadino" dhe "Juniks" të gjithë nga Shkupi.

WorldFood Moska, siç theksohet në kumtesë është një mundësi e shkëlqyer që të promovohen edhe prodhimet e reja në tregun rus dhe pritet që kompanitë e Maqedonisë ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Përveç pjesëmarrjes në World Food Moska biznes-delegacioni i Maqedonisë sot do të ketë takim edhe me përfaqësuesit tregtarë zinxhirë nga Federata ruse në qendrën afariste "Fud siti", e cila është pronë e agro-klasterit më të madh rus.

Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike Maqedoni-Rusi Dejan beshliev thotë se kontaktet afariste bilaterale me shitësit rusë të ushqimit organizohen në bashkëpunim me "Makedonski dom", kompani e cila është formuar që ta rritë plasmanin e prodhimeve të Maqedonisë në tregun rus dhe me Odën ekonomike të Moskës.

Përveç pjesëmarrjes në panair, biznesmenët nga vendi këtë panair do ta shfrytëzojnë për kontakte me partnerët rusë, ndërsa priten edhe shumë takime afariste me përfaqësues të odës ruse dhe me persona zyrtarë të administratës ruse. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 10:39  | L.E. | 695 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fotografi e rrallë e Cimës, Lecit dhe Armend Rexhepagiqit e realizuar në Ulqin
Lajm i mirë për shoferët: Ulje e madhe e çmimeve të derivateve
Ahmeti në Kosovë në 10 vjetorin e pavarësisë
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO
Mbani një gotë ujë afër, mund të alivanoseni nga këto të pasme më të mira në planet
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.