Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Kurgjë nuk i arsyeton gjestet dhe politikat tuaja !

nga Lirim Begzati

Vendi vazhdon edhe mëtutje ritmin e humbjes së disa shpresave, dinamika e boshatisjes së vendit nuk ka të ndalur, shumë çështje madhore politike me fqinjët janë ende në pritje të epilogjeve historike, ekonomia nuk jepë shenja prosperiteti, varfëria thellohet edhe mëtutje, pa mos e harruar edhe vazhdimin e stagnimit të disa proceseve që i kërkojnë perspektivat evropiane të vendit.

Gjindemi pra përballë proceseve që kërkojnë një seriozitet dhe unitet më të theksuar politik, një komunikim konstruktiv të bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, një përkushtim dhe një përqëndrim më të madhë ndaj çështjeve që i preokupojnë qytetarët dhe interesat e gjithëmbarrshme të shtetit të Kosovës.

Në vend që të veprohet konformë këkesave dhe nevojave të kohës, në përputhje me interesat e ardhmërisë së vendit, vërejmë gjithçka që nuk dëshirojmë të vërejmë, e ndërkohë, vërejmë gati se shumë pakë nga ajo që do të dëshironim të vërejmë.

Sa i freskët është shembulli i klimës parlamentare që mbretëron sot në ambientet e tempullit të demokracisë kosovare. Një ambient i ç’veshur nga ambicionet e punës që kërkohet të bëhet nga ulëset e një parlamenti, por i stërngarkuar me frymën e grindjeve, sharrjeve, agresivitetit, fyerjeve e injorancës ndaj njëri tjetrit. E gjithë kjo jepë përshtypjen e një lakmie të pakursyer ndaj punës së ndyerë, ndaj fjalorit që nuk i shkon aspak përshtati nevojës së demokracisë së mirrëfilltë dhe vlerave politike e njerëzore që duhet kultivuar në hapsirën parlamentare.

Jo i vetmi shembullë ky, pasi që gjeografikisht nuk ka nevojë të largohemi aq shumë për me i gjetur imazhet e ngjajshme, edhe ate jo më largë se në Maqedoni e Shqipëri! Disa ngjajshmëri që nuk meritojnë aspak shijen e lakmisë!

Marrë parasysh kontekstin e krijuar, gati se e panevojshme do të ishte nëse tani përqëndrohemi në kërkimin e fajtorëve të ditës apo të humbim kohë me bartjen e fajësive këtu e aty. Qoftë e rëndësishme kjo, sa edhe e lodhshme si temë tashmë permanente e diskutimeve, sidomos në gjirin e atyre që sukseset e tyre politike i mbështesin në strategjitë e kërkimeve të fajësive tek të tjerët!

Dikushi më pakë, e dikushi më tepër, por jo aq domethënëse edhe kjo analizë, pasi që jemi me siguri përballë të fajësive kolektive, që kërkojnë edhe përgjegjësi kolektive. Etiketa e përgjegjësive është në duartë e akterëve të qarqeve të caktuara, ajo duhet të kërkohet në supet e disa protagonistëve politikë të cilët duket se hasin në vështirësi për me e nderuar votën e dikujtë, për me e respektuar pak më ndryshe demokracinë!

Bazuar në ate që vërejmë në debatet politike dhe në manifestimet e akteve që nuk i kanë fare hije punës së kërkuar në ambientet paralamentare, përmes veprave me dashje apo pa dashje, jepet detyrimisht edhe përshtypja se, tepër e më tepër, thellohen interesat e ngushta personale, politike, interesat që burojnë nga njëlloji egoizmi politik misterioz që çonë vetëm në drejtim të shumëfishimit të problemeve të natyrave të ndryshme, duke lënë paralelisht anësh interesin e popullatës që është duke paguar çmimin e disa akteve të papërgjegjshme të atyre që iu ja ka besuar votën.

Neuchâtel (Zvicër), më 10 shtator 2017

 10.09.2017, 21:51  | B.M. | 3,018 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.