« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Qytetarët e Maqedonisë para shtetit janë “anëtarësuar” në BE
Rasti "Talevska", Gjykata shkelë parimin e proporcionalitetit
Ndryshimi i pikëpamjeve ndaj politikës

Në Maqedoni është më se e vërtetë se kemi shoqëri të politizuar deri në një masë që nuk besohet nga këndvështrimi i përnjëhershëm se aq të politizuar jemi duke tingëlluar se janë duke u mbështetur mbi vlerat e patriotizmit. Ndonëse patriotizmi si vyrtit është ekselencë shoqërore, kurse patriotizmi si ves është determinant për të tjetërsuar origjinalitetin e kërkesës reale për ndryshim. Kur i marrim të moshuarit jo që gjykimi i tyre nuk është i nevojshëm që në të shumtën e rastëve është empirik, po për fatin e hidhur pa pjesën më lëvizëse gjendja mbetet ashtu si është, sepse në të gjitha qytetërimet ndryshimet më thelbësore për një jetë më të mirë, janë arritur nga të rinjët, me përkrahjen e prindërve ose nga përkrahja e prindërve për bijtë e tyre që frymonin idealizëm. Kurse idealizmi politik është rrjedhë e mëhershme që lindë nga vullneti i brendshëm, dhe nuk delë forcë që e ndalë zërin e brendshëm idealist për një jetë më të mirë.

Nga Ilir Xhemaili

Që nga pavërsia e gjer më tani, gjithmonë është proklamuar shteti multietnik, si pretekst ishte shumëllojshmëria e nacionaliteteve, kurse në esencë gjitha zhvillimet politike visheshin me këtë petk, por në praktikë gjërat ishin tejmase ndryshe.

Këtë ndryshueshmëri e këtë zullum historikisht, përnjëmend  parti politike dhe jo spektri politik kanë filluar që ta sodisin mjaft objektivisht, se përnjëmend zhvillim pa bashkim pragmatik të ndarjes, rishpërndarjes së tatimeve, e kështu me radhë nuk ka.

F.Beneton në përpjekjet e tij për këndin liberal të filozofisë politike bashkëkohore, dhe zgjidhjen liberale thekson dy komponentët mjaftë të nevojshëm:

Një: Emancipimin e dëshirave materiale të njerëzve,” Idetë ndajnë, por interesat bashkojnë”.

Dy: Mbrojtjen institucionale të lirisë dhe autonomisë.

Ndonëse qëllimi i tij është shkaku për të demonstruar afërsi rreth përparimit ekonomik, që duke marrë si bazë në këtë qasje në nivel vendor ose me shtetet fqinje, atëherë përgjigjeja automatikisht tregon se, zhvillimi më i dukshëm që duhet ndërmarrë, është zhvillimi ekonomik.

Bie fjala shqiptarët historikisht kanë migruar, jo prej dëshirës së madhe, ndoshta një pjesë nga dëshira por pjesa më e madhe jo, dhe pa këtë pjesë të popullsisë së migruar që ende po mban gjallë ekonominë e vendit me ndihmën e pandërprerë pasojat do të ishin tragjike, kurse një shkëndijë pozitive nëse mund ta quajmë ashtu me paramendim, nëse do të kërkonin nga shkaku tragjik ekonomik ndryshimin këtu, gjë që e bënë gjermanët pas luftës së dytë botërore, apo zviceranët me ekonominë e tyre të sofistikuar e përparuese, por megjithatë në këtë pikpamje luajnë rol të madh dhe vendimarrës shumë postulate të cilat nuk lindin përnjëherë, ndonëse migrimi është problem global.

Komponenti i dytë transofrmon idenë që, barazia politike arrihet përmes ligjeve, sepse shtetet demokratike dhe qeveritë demokratike, veprimet i bazojnë mbi normativat ligjore, dhe mundohen që të krijojnë ligje të cilat do përmirësojnë ndonjë mungesë për të barazspeshuar dëshirat dhe nevojat.

Edhe shoqërite demokratike, i ikin anarkizmit për të demonstruar kërksat e tyre, edhe pse, sipas Poperit demokraci ideale asnjëherë s’do ketë, por megjithatë në qoftëse kemi qeveri demokratike gjasat, që ndonjë pjesë e shoqërisë për të kërkuar ndryshim, mundësitë janë të larta për ta manifestuar në mënyra demokratike.

Ky ndryshim ndaj qasjes së kësaj garniture qeveritare, që morri guximin për të transofurmuar qasjen ndaj politikës në opinionin e gjërë dhe për të transforumuar idetë pragmatike të zhvillimit në mënyrë që të respektohen nga të gjitha komunitetet politike, historia, gjuha, ligjet që garantojnë barazinë dhe lirinë dhe kështu me radhë. Sepse në qoftë se nuk gjendet koncenzus politik e shoqëror për gjëra të tilla atëherë me tjetërsime, është utopike të pritet ndonjë ndryshim në dobi dhe me jetëgjatësi më afatgjatë.

Maksima që po determinon deri më tani veprimet e kësaj qeverie, tregon për një frymë të re të menaxhimit dhe qeverisjes, edhe pse në rast se tërë energjinë partitë politike nuk e japin për të ndryshuar në përgjithësi gjendja politike, ekonomike, e shoqërore dhe t’i ikin përgjegjësisë që po mos t’a ruash tëndën, i huaji, komshiu, fqinjët, miku e ruan të veten.

Të gjitha reagimet jo të shoqëruara me propagandë shterpe për pikë politike do të trasojnë rrugën e përparimit, në këtë kohë me këtë vrull të veprimeve politike që në esencë marrin si bazë të zgjidhin nyjet që ky shtet i posedon shumë.

Emancipimi shoqëror e politik meqenëse është i lidhur ngusht me ndikimin e spektrit politik që për gjasë ky fakt tragjik ndodh vetëm tek ne, gjë që kjo qeveri e ka nuhatur këtë dhe po tenton të mbjellë një këndvështrim më liberal në pikat më thelbësore, gjë që jep sinjalin se partitë politike të cilat janë reprezentë të trupeve votuese, domosdoshmërisht qëllim kryesor të kenë etablimin konceptual, për unifikim ndaj kërkesave që s’kanë rrugë tjetër për t’u justifikuar, dhe t’i rreken punës aty ku gjendja  është me e ndjeshme, në zhvillimin ekonomik, mënjanimin e korrupsionit etj...

 05.08.2017, 14:25  | T.E. | 2,585 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.