Një “vagon” me lëndë të pazbërthyera gjyqësore, gjyqësori i korruptuar dhe i ndikuar ..
« Analistët »  Politika shqiptare të jetë më aktive në agjendën euro-atlantike
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e ..
« Analistët » Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
Qahil: Qasje të barabartë dhe politikë transparente për investitorët
133817968.jpg

Shkup, 16 gusht - Qasje të barabartë dhe politikë transparente për investitorët, paralajmëroi ministri i angazhuar për investime të huaja Adnan Qahil para anëtarëve të Odës Ekonomike Maqedonisë - Turqi (MATTO).

Në seancën e Këshillit drejtues (KD) të MATTO-s Qahil informoi se Qeveria përgatit ndryshime lidhur me politikën investuese, por, siç tha, kjo nuk duhet t'i prekë investitorët e deritanishëm nëse procedurat në procesin e zhvillimit kanë qenë tërësisht legale.

Qeveria, njoftoi Qahil, është përgatitur t'u ndihmojë investitorëve. Konsideron se marrëdhëniet me biznes bashkësinë mund të zhvillohen vetëm me dialog të vazhdueshëm.

"Gjithsesi se do të ballafaqohemi me probleme dhe pengesa, por qëllimi ynë është që ta ndryshojmë dhe përmirësojmë sistemin midis firmave dhe organeve qeveritare. kaluan 20 vite nga debia ime e parë në Qeveri. Besoj se kam përvojë të mjaftueshme që të mund t'i shohë gabimet në punën e qeverisë paraprake", tha Qahil.

Në seancën e KD të MATTO-s në të cilën, krahas ministrit Qahil morën pjesë edhe ministrja turke në Maqedoni Tylin Erkal Kara, si dhe udhëheqësi i përfaqësisë tregtare të Republikës së Turqisë Benjamin Kutlu, u prezantua Propozim-strategjia e politikës investuese që e paralajmëroi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Sipas Kabinetit të ministrit Qahil, takimi ka qenë fillim efikas i dialogut dhe bashkëpunimit midis Qeverisë dhe investitorëve turq për avancim të klimës investuese në vend.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.08.2017, 16:08  | Xh.I. | 869 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zhvishet Zejnepi, zbulon komplet gjoksin dhe linjat trupore (Foto +18)
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stazh”
Shkupjani kërcënon tetovaren, nëse nuk më dërgon foto e zhveshur të shkatërroj jetën!
Mbahuni vajza, "Murati" do ju çmend me këto fotografi
Javë mjaft e ftohtë, vikendi nën -11 gradë C
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.