« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Më pak para për vajtje-ardhjet e deputetëve në Parlament
« Zhurnal mëson » Më 11 mars Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë
Ministri Ademi u takua me zëvendës ambasadorin britanik, Eduards
133818118.jpg

Shkup, 16 gusht - Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me Zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Pol Eduards.

Në takim u diskutua për planet dhe konsideratat si dhe për kahjet që do t’i ndërmerr kabineti i diasporës në të ardhmen.

Ministri Ademi theksoi se ne jemi duke punuar për të krijuar marrëdhënie me diasporën tonë në mënyrë që të bëjë atë të ndjehet se ka një shtëpi në të cilën ajo mund të kthehet.

Duke pasur parasysh se ekziston një numër i konsiderueshëm i emigrantëve nga Republika e Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, ministri theksoi se ai është në kontakt dhe bashkëpunon me Shoqatën e maqedonasve në Mbretërinë e Bashkuar dhe se aktivitetet e përbashkëta janë planifikuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe diasporës sonë në Mbretërinë e Bashkuar.

Është theksuar se në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë është planifikuar të mbahet Samiti i Ministrave për Diasporë, i organizuar nga kabineti i diasporës, të cilën do të shqyroheshin temat në lidhje me diasporën dhe rolin e saj në hartimin e politikave.

Ministri gjithashtu informoi për Informacionin e Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën.

Ambasadori vuri në dukje se ndërtimi i marrëdhënieve bilaterale është një faktor kyç për suksesin e Republikës së Maqedonisë, dhe se ata gjithashtu po punojnë për këtë, me bursa për të rinjtë, përfshirë programin e Sheveningen, në mënyrë që të rinjtë të bëhen udhëheqës të ardhshëm të vendit të tyre.

Migrimi është një proces global që nuk mund të ndalet, sipas ministrit Ademi, por nëse bashkëpunojmë me të gjithë aktorët dhe i përdorim potencialet e tyre, do të jetë një kontribut i madh për shtetin dhe shoqërinë në tërësi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.08.2017, 16:42  | Z.H. | 883 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
31 vjeçarja nga Kërçova vdes gjatë lindjes në një spital privat
Nuhiu: Kundër atyre që nxisin urrejtje nacionale do të ketë masa adekuate
Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë: Duam paqe me shqiptarët
Cipras: Nacionaliteti maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë
Granit Shala i zbulon të dashurin Linda Morinës: Meret me politikë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.