« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Cilësia e ujit (jo) e mirë në Kosovë
uji_3.jpg

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, prej së cilës furnizohen me ujë të pijes afër gjysmë milioni banorë të Kosovës, garanton qytetarët se uji që distribuojnë, është cilësor dhe i pijshëm.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arbërie Zogiani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se uji është i pijshëm dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

“Sa i përket cilësisë së ujit që ne distribuojmë, me përgjegjësi të plotë ju garantojmë si Ujësjellës Rajonal, për cilësinë e mirë të ujit të pijes. Ne kemi dy laboratorë ku vazhdimisht bëhen analizat e ujit të pijes, laboratorin kimik dhe bakteriologjik, kemi pika të ndryshme të qytetit dhe gjithë zonës që çdo ditë merren mostrat për t’u bërë analizat dhe çdo herë dalin me rezultat pozitiv”, thekson Zogiani.

Kohë më parë, mediet në Kosovë patën raportuar për cilësi të dyshimtë të ujit të pijes edhe atyre të ambalazhuar. Këto raportime kishin ngritur shqetësime edhe te qytetarët e Kosovës.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk janë shumë të sigurt për cilësinë e ujit që atyre iu vjen nga kompania prej nga ata furnizohen.

Disa prej tyre, tashmë nuk e përdorin për pije, por vetëm për gjëra të tjera dhe thonë se preferojnë që ujin e pijes ta blejnë.

Kreshnik Sinani, një qytetar nga Prishtina, shprehet:

“Ne zakonisht e blejmë ujin e pijes, pasi që cilësisë së ujit që vjen nga ujësjellësi, nuk i besojmë shumë, por edhe uji i ambalazhuar që e blejmë nuk besoj që është shumë cilësor, por që ndoshta është më i pastër sesa ai publik”.

Ndërsa, Shqipja, një qytetare nga Prishtina thotë se e blejnë ujin, por që nuk dyshojnë edhe në cilësinë ujit që vjen nga ujësjellësi.

“Në familjen tonë ujin e blejmë, po dëgjojmë se nuk duhet të pihet uji që vjen nga ujësjellësi, por të blihet, mirëpo mendoj që uji nga ujësjellësi është cilësor. Ne deri viteve të fundit e kemi pirë atë ujë, tash kemi filluar ta blejmë, ndoshta po mendojmë që është më i mirë”, thotë ajo.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, një monitorim që kishte bërë për ujin e pijes në Kosovë, në muajin e kaluar, kishte konfirmuar se të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët e Kosovës se ky institut ka kontroll të përhershëm të cilësisë së ujit për pije, si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe për ujin e ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në një njoftim për qytetarë që kishte bërë ky institut.

Ky institut ka bërë të ditur se do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi, me përgjegjësi të lartë profesionale.

Megjithatë, ata kanë kërkuar nga organet relevante që të avancojnë dhe zgjerojnë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit në vend.

Sipas një publikimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lidhur me ujërat në Kosovë, kohë më parë, thuhet se rreth 70 për qind e popullatës furnizohet me ujë nëpërmjet sistemeve publike, kurse rreth 29 për qind furnizohen nga sistemet vetanake. Ndërkaq, 0.7 për qind e qytetarëve nuk kanë në dispozicion shërbime të ujësjellësit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 09:53  | T.E. | 479 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.