« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
« Jonuz për Zhurnal » Incidenti mes Shkupit e Beogradit nuk do të ndikoj në antarësimin e vendit në NATO
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-s..
Nigeri, 56 për qind e sulmeve me bomba të Boko Haram janë kryer nga gratë
thumbs_b_c_a5f4acd9aa9b936d1c140ed0df70ffb2.jpg

Në sulmet e kryera në 6 vitet e fundit nga organizata terroriste Boko Haram në Nigeri, 56 për qind e akteve të sulmeve me bomba janë kryer nga gratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra për luftimin e terrorizmit me qendër në SHBA, në 247 sulmet e kryera nga muaji prill i vitit 2011 e deri në qershor të vitit 2017, kanë marrë pjesë 434 sulmuese.

Në raport theksohet se 56 për qind e sulmuesve janë gra ndërsa në mesin e sulmuesve ndodhen 81 të rinj apo fëmijë.

Sipas statistikave sulmuesit meshkuj si objektiv kanë marrë vendet që i përkasin të krishterëve si kishat, kurse gratë rajonet e vendbanimeve civile si tregjet, marketet dhe shkollat.

Në raport theksohet se kjo organizatë ka kryer sulme edhe ndaj ndërtesave zyrtare dhe njësive të sigurisë.

Përkundër operacioneve efektive të kryera në vitet e fundit kundër militantëve të Boko Haramit, kjo organizatë ende shkakton probleme serioze ndaj sigurisë në Nigeri, vend me numrin më të madh të banorëve në Afrikë.

Boko Haram, është shfaqur në fillim të viteve 2000, ndërsa me akte të dhunshme masive nisi nga viti 2009 pas vdekjes së liderit Muhammed Yusuf, i cili ishte në arrest.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 17:15  | T.E. | 264 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » BDI me Arifin do të garojë në Likovë
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
« Ekskluzive » Lëvizja BESA me Ismailin do të garon në Haraçinë
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
Ish-komandantët nga Likova: BDi-ja në Likovë s'ka përçarje, lajmi në disa media shpifje e kulluar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.