« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
MPB: Kallëzim penal për "vrasje në tentim" për policin që ka shtënë në minorenët në Strumicë
mpb_6.jpg

Shkup, 13 gusht - Nëpunësi policor në mënyrë të paautorizuar, të paarsyeshme dhe të padrejtë ka përdorur mjet për forcë - armë zjarri ndaj personave D.T. dhe A.G., gjegjësisht ka vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Ligji për polici, ka konfirmuar Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB në lidhje me ngjarjen nga 11 gushti te diga Mantovë në hyrje të Strumicës ku polici ka shtënë ndaj dy minorenëve të dyshuar për tentativë për vjedhje.

"Kundër nëpunësit policor është ngritur procedurë disiplinore para komisionit kompetent në MPB dhe me vendim të ministrit Oliver Spasovski, nëpunësi policor do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Deri te prokurori publik në Strumicë është parashtruar edhe kallëzim penal për shkak të dyshimit bazë se nëpunësi policor ka bërë vepër penale 'vrasje në tentativë', të paraparë dhe të ndëshkuar sipas nenit 123 nga neni 19 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja në kumtesë theksoi edhe se ashpër i dënon tentimet për manipulim me këtë ngjarje nga ana e subjekteve të caktuara policore.

Ministria dje kumtoi se nëpunësit policorë nga SPB Strumicë ditën paraprake (11 gusht) rreth orës 14:00 pas paraqitjes së marrë në telefonin 192 për tentim për vjedhje në vilën në afërsi të digës Mantovë, kanë tentuar ta pengojnë automjetin "opel frontera" me tabela sllovene të drejtuar nga T.D. (2000). Ai e ka injoruar urdhrin dhe në vend se ta ndalojë automjetin e ka rritur shpejtësinë dhe ka ikur përmes rrugës lokale në drejtim të morgut të qytetit në Strumicë.

Në vendin e ngjarjes dje ka dalë edhe prokurori publik, ndërsa në zbardhjen e rastit menjëherë është përfshirë edhe Kontrolli i brendshëm i MPB-së për ta analizuar procedurën e nëpunësve policorë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 15:38  | T.E. | 419 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.