« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Ndryshimi drastik i temperaturave, mjekët: Ndikon negativisht në shëndetin e njeriut
Temperaturat e larta_2.jpg

Shkup, 13 gusht - Ndryshimet drastike të motit dhe rënja e temperaturave nuk  nxisin probleme vetëm tek personat me sëmundje kronike por tek të gjitha kategoritë e njerëzve.

Mjeket thonë se gjatë kësaj periudhe më së shumti ndihmë kërkojnë personat që kanë probleme me frymëmarrjen si dhe personat me sëmundje kardiovaskulare. Por ata që e ndjenë para kohë këtë ndryshim, janë meteopatët tek të cilët dalin në pah smundjet të ndryshme.

“Ndryshimi i klimës ndikon tek të gjitha kategoritë nga më i riu deri tek më I vjetri. Ndryshimet klimaterike ndikojnë më shumë tek njerëzit e quajtur “metereopat”, ato më shumë i ndjejnë këto ndryshime.  Simptomet më të zakonshme që i ndjejnë parashikuesit e motit janë dhimbje koke, nervozizmi, depresioni, kanë dhimbje në nyje, të kockave, disa prej tyre me anë të shenjave reaguese të trupit parashikojnë ndryshimet e motit” – tha mjeku, Orhan Islami.

Simptomet tek meteopatët ndahen në disa grupe: simptome psikologjike, fizike, si dhe të organeve të ndryshme.

“Në simptomet psikologjike janë lodhja, ndryshimi I menjehershëm I disponimit, përgjumëshmëri, plogështi dhe mungesë gjumi. Tek simtomet fizike shfaqen dhimbjet e kokës, migrena të ndryshme, marramendje,si dhe dhimbjet reumatike”. Gjithashtu shfaqen edhe përkeqësim të të gjitha sistemeve në organizëm posaqërisht në sistemin  e zemrës, funksionimi I shpejtë I zemrës, rrahje e shpejtë dhe tension i lartë i gjakut” – u shpreh mjeku, Orhan Islami.

Për ti reduktuar këto probleme personat me sëmundje kronike duhet  ta marrin terapinë e caktuar nga mjeku me rregull, nëse kanë përkeqësism të gjendjes shëndetësore duhet të kontaktojnë mjekunë amë.

Gjithashtu të gjithë personat duhet të dalin jashtë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesin për ajër të pastër dhe së paku gjysëm ore në ditë të bëjnë ushtrime fizike. Pemët dhe perimët, ushqimi I shëndetëshëm duhet të jetë në menynë ditore të gjithsecilit nga ne, tha mjeku familjarë Orhan Islami. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 15:32  | T.E. | 764 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.