« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Ja kush është ukrainasi i ndaluar në Sarandë!
20768103_510830372588481_2038351557293781287_n-655x356.jpg

Ai quhet Oleg Koval, 43 vjeç. Erdhi në Sarandë në gusht, bashkë me djalin e tij 11 vjeçar dhe një grup ukrainasish të tjerë.

Gruaja e tij sapo ishte ndarë në mënyrë të papritur nga jeta dhe Koval donte të qetësonte djalin, në një vend të panjohur.

Pushimet shkuan mirë. Ai i shkëputej herë pas herë grupit për ta shëtitur djalin edhe në qytete të tjera, madje edhe në Korfuz, ku nuk e hoqi nga koka kapelen me shqiponjë shqiptare.

Të dy po largoheshin me përshtypjet më të mira deri atë ditë, kur ndodhi ngjarja.

Burimet tregojnë për dritare.net se në datë 10 gusht ata dolën në plazh për herë të fundit.
Në një plazh afër hotelit, ku rrinin, në Sarandë.

U lanë për herë të fundit dhe i hipën autobuzit të agjencisë, që i çoi në çarter, në Rinas. Kaluan kontrollin e pasaportave dhe kur ishin gati për t’u nisur, një urdhër që ndaloi çarterin, solli policinë që i vuri prangat, për akuzë vjedhjeje.

Për të birin e traumatizuar nga skena, Koval firmosi një letër që të nisej, për Kiev, ndërsa vetë u shoqërua nga policët shqiptarë, në Sarandë, ku edhe mbahet aktualisht në paraburgim.

Akuza që rëndon mbi të është vjedhje e 8300 eurove në datë 10 në plazh.

Prova që kanë se ai është vjedhesi, është momenti , kur ai i xhiruar nga një kamerë nga lart, duket i përkulur në tokë afër çadrës, ku ka qëndruar akuzuesi, një shtetas shqiptar, i cili kishte shkuar në plazh me 8300 euro dhe i kishte lënë në çadër, ndërsa lahej në det.

Ndërkohë sipas burimeve të dritare. net në polici, turistit ukrainas, ditën që ndodhi vjedhja, që ishte dhe dita kur e kapën, i gjetën në xhep, pas kontrollit të tij dhe djalit, vetëm 1600 euro.

Të hënën pritet të vijë avokati i tij nga Ukranina në Sarandë, për të sqaruar çështjen, ndërkaq Kovak, vazhdon të mbetet në burg, i dyshuar për vjedhje.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 15:18  | T.E. | 568 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.