« Flasin analistët » A është gjetur kompromisi për çështjen e emrit?
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
Musliu: Nuk ka asgjë të keqe që LSDM përkrah kandidatët e BDI-së
Zaev i hap dyert PDSH-së për në qeveri, sinjali i parë rikonstruim i Qeverisë?
Thaçi tregon pse i dha dysh Bilall Kasamit..!
thaci-kasami-620x330-1.jpg

Studeniçan, 13 gusht - Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka zyrtarizuar dështimin e marrëveshjes me Lëvizjen BESA për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai në piknikun në Studeniçan dje theksoi se nuk u arrit marrëveshja, edhe pas përpjekjeve dhe angazhimit të tij, për të dal bashkë në zgjedhje për të fuqizuar votën opozitare shqiptare. Ai theksoi se nuk pranon koalicionim me partitë që janë pjesë e qeverisë.

Sipas tij, këto parti kanë mashtruar popullin duke mos realizuar asgjë nga ajo që është premtuar. “Po thirren në arsyetimet se është herët për të dhënë vlerësime, por dita shihet që në mëngjes. Andaj them se ata kanë mashtruar, sepse po del se vetëm PDSH përfaqëson interesat e shqiptarëve”, theksoi Thaçi nga pikniku në Studeniçan.

Kreu i kësaj partie si duket nuk morri mësim nga takimet në të kaluarën se si Menduh Thaçi i thirrte në takim dhe më pas u jepte dysh liderëve.

E tash, si duket edhe Bilall Kasami e hëngri foren e tij duke i shkuar në seli e më pas u hodh me një 'shqelm' pasiqë sipas Thaçit edhe përkundër insistimit tij nuk është arritur marrëveshje.

Ai u ndal edhe në punën e kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, duke thënë se është njëri ndër kryetarët më të suksesshëm nga komunat shqiptare. Sipas tij, projektet sa i ka realizuar Azem Sadiki, nuk i realizuar asnjë nga kryetarët e komunave, qoftë edhe ato më të mëdha.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 13:36  | T.E. | 8,245 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
29-ti , ditë historike për liderët shqiptarë
A do të rimëkëmbet PDSH-ja nëse bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit? Flasin analistët
« Analistët » LSDM drejt rrugës së VMRO-së, pushteti absolut dëmton Maqedoninë
Çairasit - Zekës: Të kanë skaduar çokollatat
Çmendet Gruevski: Hyrja në Parlament më 27 prill akt patriotik
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.