« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
« Jonuz për Zhurnal » Incidenti mes Shkupit e Beogradit nuk do të ndikoj në antarësimin e vendit në NATO
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-s..
Mozilla rrit luftën kundër “fake news”
moz_4.jpg
Loading...

Organizata “Mozilla”, krijues i motorit të kërkimit “Firefox”, njoftoi sot një rritje të përpjekieve të saj për të zhdukur “fake news” (lajmet falso), duke parë në këtë fenomen një problem themeltar për të ardhmen e internetit.

Në një komunikatë, OJQ-ja prezantoi fillimin e “Mozilla Information Trust Initiative” (MITI), të cilën e përshkruan si “një mobilizim total për të ruajtur kredibilitetin dhe shëndetin e internetit, si dhe për të luftuar ndotjen e informacionit në rrjet dhe informacionet e rreme, që reduktojnë transparencën dhe mbjellin farat e përçarjes, dëmtojnë besimin dhe pjesëmarrjen, si dhe dëmtojnë përfitimet në internet për të gjithë”.

Ky progarm mbështetet mbi iniciativat e ndërmarra nga OJQ-ja duke marrë shumë forma si, teknologji të zhvilluara në partneritet me median, burime edukuese në internet, programe kërkimi, mbështetje për konferenca dhe forume.

“Ne po diskutojmë me redaksi, universitete, shoqëri teknologjike dhe çdo organizate me të cilat Mozilla është duke punuar dhe shpresojmë të shpallim partneritete të tjera deri në fund të vitit”, shpjegoi Katharina Borchert drejtoreshë e inovacionit në “Mozilla”.

Më konkretisht, për sa i përket medias, organizata kërkon të lidhë partneritete të reja me redaksi për të krijuar produkte, ashtu si projekti “Coral”, një grumbull pajisjesh të ideuara në bashkëpunim me “New York Times” dhe “Washington Post” që ndihmon në vendosjen e një besimi reciprok mes gazetarëve, lexuesve të tyre dhe publikut të gjerë.

Borchert flet gjithashtu për “një seri maratonash informatike në partneritet me redaksi në SHBA dhe Gjermani për të krijuar pajisje që mund të rikthejnë besimin tek përdoruesit e informacioneve në internet”.

Ndonëse nuk ka më dyshime për sa i përket luftës kundër informacioneve flaso që është bërë një prioritet për aktorët e internetit, me në krye gjigantë si “Google” dhe “Facebook” që kanë shumfishuar iniciativat e tyre në këtë fushë prej disa muajsh, Katharina Borchert bën thirrje për t’i rritur përpjekiet.

“Mjafton të shohim numrin e iniciativave që janë shfaqur për t’iu përgjigjur kësaj sfide, nga ana e kompanive teknologjike apo të organizatave të tjera, për të kuptuar se sa shqetësues është ky fenomen për shumicën e tyre. Por pyetja e vërtetë është, nëse është bërë një prioritet mjaftueshëm i fortë?”, pyet ajo.

“Mozilla” është një organizatë jofitimprurëse misioni i të cilës është që interneti të mbetet i shëndetshëm, i hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë, parime të aplikuara kryesisht nëpërmjet motorit të kërkimit “Firefox”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 10:38  | L.E. | 278 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » BDI me Arifin do të garojë në Likovë
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
« Ekskluzive » Lëvizja BESA me Ismailin do të garon në Haraçinë
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
Ish-komandantët nga Likova: BDi-ja në Likovë s'ka përçarje, lajmi në disa media shpifje e kulluar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.