Institucionet shtetërore dhe ato gjyqësore në Maqedoni mbeten edhe më tej të mbyllura
Shqiptarët në politikën e jashtme të Maqedonisë akoma shërbejnë vetëm si dekor
Ambasadori amerikan Bejli kërkon që të ndiqen penalisht edhe zyrtarët e qeverisë aktu..
Imuniteti i deputetit, dhuratë nga Kushtetuta
« INTERVISTË » Arben Malaj: Shqiptarët kontribuesit më të mëdhenj për Maqedoninë evropiane
arben malaj.jpg

Shkup, 12 gusht - Ish-ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë dhe aktualisht rektor i Universitetit “Luarasi”, Dr. Arben Malaj në një intervistë ekskluzive për Zhurnal ka folur për aktualitetin politik në Maqedoni, mbledhjen e paralajmruar të përbashkët midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë dhe për faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Ai thotë se partitë politike shqiptare mund dhe  duhet të lënë mënjanë qejfmbetjet personale.

Zhurnal: Cili ështeë vlersimi juaj për mbledhjen e përbashkët të paralajmruar, midis Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë?

Malaj: Ky takim është një hap cilësorë në marrëdheniet midis vendeve fqinjë. Lidhur nga raportet ekonomike, ndërvartësinë në ekonomi dhe impaktin në bilancat tregtare të dy vendeve  takimi nuk është një prioritet imediat. Kjo e bënë më të qartë misionin  e tij. Ky takim do të krijoj një eksperiencë me impakt pozitiv në historinë e vendeve të tjera. Ky bashkëpunim është një mundësi konkrete  për të haruar të kaluarën dhe për të fituar ardhmen evro atlantike. Ky bashkëpunim reduktone pasiguritë dhe pa qartesitë për të ardhmen e cdo vendi dhe të rajonit ballkanik në tërësi. Duke i dhënë një impusl të ri  zhvillimit dhe paqes.

Vendet e Ballkanit Perëndimore  duhet të mësojnë nga eksperiencat positive 72-të vjeçare të BE-së ku modeli aktual  i saj rezulton i sukseshëm sepse arriti të largoj konfliktet dhe mbi bazën e bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik  u eleminuan lufrat dhe rrit ndjeshëm prosperiteti në cdo vendi anetarë.

Kjo filozofi dhe kjo praktike duhet aplikuar midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimore. Jo vetëm vendet tona por edhe partneret tanë duhet ta vlerësojnë   rajonin tonë si mundësi për bashkëpunim  dhe jo si një rajon që historikisht prodhon konflikte.

Kemi shumë probleme që e bëjnë të domosdoshme këtë bashkëpunim bilateral, nga manaxhimi i ujrave, bashkëpunimi kundër krimit të organizuar rajonal, lehtësim i katër lirive themelore të një tregu unik në rajonin tonë dhe ate europian. Ky hap i ri  midis dy qeverive do të krijojë premisa positive edhe për investitorët potencial të cilët kërkojnë hapësira më të medha ekonomike ose kapital humane më cilesorë dhe  më të madh.

Zhurnal: Vlersimi Juaj për ligjin për gjuhën shqipe?

Malaj: Që nga Marrëveshja e Ohrit u krijuan premisat  që liritë themelore të shqiptarëve të zgjeroheshin dhe të rriteshin. Ky proces sipas ekspertëve shqiptare dhe ndërkombëtare  ka ndodhur në menyrë graduale,  është deformuar dhe vonuar. Premisat  e krijuara nga Marrëveshja e Ohrit u zvogëluan, vonesat apo deformimeve krijuan premise për rritjen e agresivitetit shoqërorë dhe politikë.  Lidershipi politik maqedonas dukej se nuk ishte i bindur për dobishmërinë që Maqedonia do të kishte nga zgjerimi dhe rritja e lirive të shqiptarëve. Manovrat  për mos zbatimin real të vizionit dhe masave konkrete ligjore dhe insitucionale  të Marrëveshjes së Ohrit ishin lehtësisht të kuptueshme. Për shumë vite Maqedonia pagoj kosto të rënda nga nacionalizmi i lidershipit të saj, si  mos anëtarësimi në NATO dhe bllokimi i çeljes së negaciatave për anëtarësim në BE. Në këtë aspekt  me realizmin praktik dhe të sinqertë të të drejtave themelore të shqiptarëve, ku gjithnjë e para është gjuha do të kemi një situatë të re ndëretnike, shoqërore dhe politike që do të krijonte mundësi të rrituar ekoomike dhe sociale për shqiptarët dhe maqedonasit. Debati midis partive politike maqedonase lidhur me këtë element kritik të historisë së tyre si një shtet multietnik paraqet nje sfidë jo të lehtë për kryeminstrin Zaev.  Lidershipi i tij do të jetë në provë, nqs do të hidhet një hap konkret i plotë dhe i zbatueshëm, apo  do të jetë një hap i ndrojtur, I pa plotë  që do të ushqej kriza të përseritura sociale dhe politike. 

Zhurnal: Mendimi juaj për marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe kontestin e emrit maqedon-grek?

Malaj: Lidhur me politikën e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë patjetër  është një hap pozitiv  i cili duhet  plotesuar me hapa të tjera konkrete siç  janë mbledhjet e përbashkëta me qeveritë e tjera të vendeve të rajonit do të konsolidojnë  profilin e një  lideri progresiv te Zaev dhe mazhorancës.

Lidhur me zgjidhjen e ngërcit për emrin me Greqinë, duket se pas ardhjes se mazhorancave të reja në Greqi dhe Maqedoni (ish-Republika  Jugosllave e Maqedonisë), kemi arsye  të shpresojmë  se do të gjendet një zgjidhje. Natyrshëm në këto lloj negociatash rregulli i parë është që zgjidhja të jetë win-win sepse qëndrimet naconaliste janë akoma influente në të dy vendet. Pra kemi qeveri më të hapura dhe me ambicje euro-atlantike, kemi zbutje të qendrime të opinioneve publike në vendet ballkanike, kemi këmbngulje të ripërsëritura të SHBA dhe BE për gjetjen e një zgjidhje. Kemi një rikthim të rritjes ekonomike dhe ndaljes së politikave shtrënguese në Greqi, kemi një  mazhorancë pro zgjidhjes  në Greqi, pra jemi në një situatë dhe kontekst të ri, më shpresëdhënëse ndaj duhet nxituar për gjetjen e  një zgjidhje të emrit. Në Maqedoni vlerësoj se kuptohet se sa më shumë vende të rajonit ti bashkohen  NATO dhe BE , aq më i madh është risku që vendet e mbetura jashtë aleancave ndërkombëtare të sigurisë dhe integrimit ekonomik mund të jenë epiqendra të përplasjeve gjeopolitike të cilat janë aktive në rajonin tonë. Ato mund të prodhojnë instabilitet politik, i cili ushqen kriza sociale dhe ekonomike, rrit risqet potenciale, rrit pasiguritë, redukton IHD, redukton konsumin dhe investimin privat, dobëson qeverisjen e vendit, duke krijuar një cikel të zhvillimeve negative politike dhe sociale. 

Zhurnal: Si e vlersoni rolin e partive shqiptare në angazhimin e tyre për të drejtat kolektive, etnike, ekonomike e kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë?

Malaj: E para  kërkesat e shqiptarëve nuk janë në kontraditë me të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Përkundrazi zgjerimi dhe rritja e të drejatve politike, ekonomike, etnike e kulturore të çdo etnie në një shtet multi-etnik është rruga e vetme që i siguron Maqedonisë paqe dhe prosperitet. 

Pikërisht ky këndvështrim i bënë kërkesat e shqiptarëve kërkesa  jo vetëm të tyre por të gjithë shtetasëve të Maqedonisë. Në kërkesat e pranuara në Marrëveshjen e Ohrit  bëhet fjalë për kërkesa të argumentuara dhe të mbështetura në kriteret dhe standartet  ndërkombëtare për vendet që aspirojnë apo janë në rrugën e integrimeve evro-atlantike. 

Gallup, kompania më e madhe e sontazheve publike në botë, para pak kohe organizoj  një sontazh për vendet e ballkanit (në kuadër të samitit të Trieste)  ku testohej edhe mbështet që i japin integrimit evropian shqiptarët, serbët, maqedonasit, boshnjakët dhe malazëzët. Rezultati më domethënës  ishte diferenca e madhe midis mbështetjes që maqedonasit e Maqedonisë i jepnin këtij procesi, e cila ishte 50% dhe mbështetjes shumë të madhe që shqipatarët e Maqedonisë  i jepnin të ardhmes europiane të Maqedonisë me 83%  ose  66 % më shumë se maqedonasit. 

Kjo mbështetje publike e shqiptarëve duhet respektuar nga partitë politike shqiptare, politik-bërësit maqedonas dhe nga progresistët në Maqedoni. Duke mbështetur të ardhmen evropiane të Maqedonisë me rreth 83%, shqiptarët e Maqedonisë  janë kontribues real, të qartë dhe të vendsour për ti kapercyer pengesat e deri tanishme. 

Gjate situatave kritike në Maqedoni gjatë viteve 2016- 2017 u pa  një mbështetje për një zgjidhje paqësore të disa personaliteteve  publike maqedonase. Ky është një mesazh shprese se Maqedonia mund të përparoj edhe në çështjet e mbetura peng për anëtarësimin  e saj ne NATO dhe BE.

Partitë politike shqiptare mund dhe duhet të lënë mënjanë qejfmbetjet personale apo ndasitë e pa kuptimta dhe duhet të unifikojne qendrimin  dhe bashkepunimin midis tyre dhe partive politike parlamentare për reformat kushtetuese qe e lehtësojnë integrimin evro-atlanik të Maqedonisë. 

Një Maqedoni në paqe dhe zhvillim ekonomik e social eshte kontributi më i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve për shqiptarët, për Maqedoninë, për paqen dhe prosperitetin e rajonit tonë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 23:24  | D.J. | 3,680 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Koment » Për çfarë arsye Gruevski dha dorëheqje nga VMRO-DPMNE?
« Koment » Për çfarë arsye Gruevski dha dorëheqje nga VMRO-DPMNE?
Memedi mbetet në Qeveri
Ambasadori amerikan Bejli kërkon që të ndiqen penalisht edhe zyrtarët e qeverisë aktuale
Në këtë burg ku vdekja është më e mirë se jeta, gjendet edhe një shqiptar nga Maqedonia, ja emri dhe foto e tij (Foto/Video)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.