Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Gjykimi i rastit “Monstra” do të starton më 12 Shkurt
LSDM do ti shikon vërejtjet e Ivanovit dhe do të vendos se si do të votojë për Ligjin..
Tiranë, policia bllokon 9 pika karburanti, rezultuan me probleme
gazi.jpg
Bashkia e Tiranës vijoi edhe sot aksionin për bllokimin e pikave të tregtimit të karburantit dhe të gazit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencë dhe dokumentacionin e nevojshëm.
 
Në ditën e tretë, aksioni u përqëndrua kryesisht në kontrollin dhe bllokimin e pikave të tregtimit të gazit të lëngshëm, kryesisht në lagje dhe pranë pallateve, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore bllokuan sot pika shitje të gazit në rrugën “Myslym Shyri”, pranë zonës së njohur si 9-katëshet, në rrugën “Him Kolli dhe në rrugën “Hoxha Tahsim”, të cilat e ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë, duke iu shmangur detyrimeve ndaj qytetit. Nga kontrolli i kryer në 14 subjekte, 9 prej tyre kanë rezultuar me probleme dhe është bërë bllokimi i aktivitetit.
 
 
Kontrollet e ushtruara nga institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës kanë ndërgjegjësuar pronarët e disa pikave të tregtimit të gazit, të cilët kanë mbyllur vetë aktivitetin e tyre dhe kanë nisur procedurën e plotësimit të dokumentacionit për t’u pajisur me licencë, ndërsa pjesa tjetër ka shlyer detyrimet financiare dhe ka rinisur punën. Në tre ditët e para të aksionit, 24 biznese që merren me tregtimin e karburantit dhe gazit janë paraqitur pranë Bashkisë së Tiranës për t’u pajisur me licencë, kanë plotësuar dokumentacionin, si dhe kanë kryer pagesat përkatëse. Me t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe pasi kanë shlyer detyrimet e taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore, ditën e sotme ka nisur zhbllokimi i disa pikave të tregtimit të karburanteve.
 
 
Prej tri ditësh Bashkia e Tiranës po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës për bllokimin e pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me legjislacionin. Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, që të aplikojnë për t’u pajisur me licencë, pasi në të kundërt do t’u bllokohet ushtrimi i aktivitetit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 16:39  | T.E. | 372 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Rreziku “tek dera” për luftë, Suedia përgatit popullin
« Veto ndaj Ligjit për gjuhët » Analistët: Ivanov mbetet një mendje mesjetare, një mbetje e ish sistemit dhe nxit tensione
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.