« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Kuvendi pas pauzës së rregullt do ta vazhdojë debatin për shkarkimin e Zvërlevskit
133774228_3.jpg

Shkup, 12 gusht - Seria e replikave dhe kundër-replikave midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit e shënuan vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë kuvendore në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski. Seanca do të vazhdojë pas pauzës së rregullt.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë,  është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së me qëllim detyrohet ky debat në Kuvend me qëllim. siç thanë, që të rifokusohet opinioni nga temat aktuale, si huamarrja, zjarret, strategjia për refugjatët.... Opozita thotë se Marko Zvërlevski do të shkarkohet, por pas 16 tetorit, siç është paraparë me Kodin zgjedhor.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së Tomisllav Tuntev, në fjalimin procedural, sërish theksoi se deputetët nga shumica qeveritare do të heqin dorë nga fjalimet e tyre me qëllim që ma shpejt të shkarkohet Zvërlevksi dhe të zgjidhet prokuror i ri publik shtetëror që të fillojnë reformat në gjyqësi.

Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, në fjalimin procedural, bëri thirrje në qetësi dhe të mos nxehet atmosfera në Kuvend.

Në rend dite të seancës së gjashtë kuvendore ka edhe 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017..

UPDATE: 12.08.2017 15:52:00

### 12.08.2017 12:10:00

Vazhdon debati kuvendor për shkarkimin e Zvërlevskit
133774228_2.jpg

Shkup, 12 gusht - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së gjashtë në të cilën do të debatojë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski,

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë,  është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet. Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë,  është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet. 

 12.08.2017, 12:10  | 58 | 2,467 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.