Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Gjykimi i rastit “Monstra” do të starton më 12 Shkurt
LSDM do ti shikon vërejtjet e Ivanovit dhe do të vendos se si do të votojë për Ligjin..
Murtezani kërkon hetim për konfiskim të pasurisë së ish funksionarëve të korruptuar.
Hasim-Murtezani_1.jpg

Shkup, 12 gusht - Magjistri i çështjeve të sigurisë Hasim Murtezani përmes një postimi të fundit ka kërkuar që të bëhet hetim për konfiskim të pasurisë së ish funksionarëve të cilët dyshohet se janë të korruptuar, ndërkohë që si masë ligjore sipas tij duhet të praktikohet tek të gjitha shtresat e njerëzve që kanë bartur funksione publike shtetërore, transmeton Zhurnal.mk

"Konfiskimi i pasurisë si masë ligjore duhet të fillojë të ekzekutohet tek të gjithë shtresat e njerëzve që kanë bartur funskisone publike shtetërore. Konfiskimi i pasurisë pa djersë në formë joligjore duhet ti mos i ik askushë, pozitë dhe opozitë me tolerancë zero nesë vërtetë qëllimi i kësaj masa ka për synim hajdutllëkun dhe shkatërimin e pasurisë shtetërore vizavi pasurisë së popullit", kështu shkruan Murtezani ndërkohë që bën apel që mekanizmi i tillë mos përdoret si revanshizëm ndaj rivalëve politik.

"Ky mekanizëm nuk duhet të keqpërdoret nga pushteti si formë revanshizmi ndaj oponentëve politik, po ky RENTGEN LIGJORË duhet t'i fusë të gjithë në kontrollë financiarë, për t'u kuptuar se kush hyri në politikë duke paraqitur në fillim në listat e deklarimit të pronësisë së tyre zero pasuri dhe pastaj dolën nga politika si PADRONË duke krijuar biznese dhe projekte të tjera për të larë pasurinë e pisët dhe parat e zeza! KUR DO SHTETI E KAP LEPURIN ME QERRE", thekson mes tjerave Murtezani.

Ndërkohë që një hetim të ngjajshëm për funksionarët e partisë së tij nga viti 2002 e deri më sot muaj më parë kërkoi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili kërkoi nga organet kompetente ta bëjnë një gjë të tillë, ndonëse deri më tani as prokuroria e përgjithshme por edhe ajo speciale nuk kanë hapur ndonjë lëndë hetimi që po bëhet ndaj ish funksionarëve dhe funksionarëve të BDI-së të dyshuar për korupsion.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 13:05  | T.E. | 2,373 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Rreziku “tek dera” për luftë, Suedia përgatit popullin
« Veto ndaj Ligjit për gjuhët » Analistët: Ivanov mbetet një mendje mesjetare, një mbetje e ish sistemit dhe nxit tensione
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.