Zbardhen 5 propozimet e OKB për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
A është fajtor zv/kryeministri Osmani për protestat e sotme anti-NATO para kuvendit !..
Gjykimi i rastit “Monstra” do të starton më 12 Shkurt
LSDM do ti shikon vërejtjet e Ivanovit dhe do të vendos se si do të votojë për Ligjin..
KLSH: Birra “Peja” fshehu taksat. Mbi 1.7 mln dollarë dëm shtetit
Birra.jpg

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se birra “Peja” ka mashtruar autoritetet doganore të Shqipërisë duke fshehur mbi 1.7 milion dollarë taksa. Sipas KLSH, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur kompania përmes importuesit të saj në Shqipëri, subjektit “Kuinda”, ka manipuluar sasinë e prodhimit.

Legjislacioni tatimor në Shqipëri aplikon dy nivele akcizash për birrën. Për fabrikat, të cilat prodhojnë mbi 200 mijë hektolitra, akciza është 70 lekë për litër; ndërsa për ato me kapacitet nën 200 mijë hektolitra paguhet 36 lekë për litër. Ky diferencim është bërë për të mbrojtur prodhuesit vendas nga fabrikat e mëdha të importit. Sipas KLSH, në janar të 2015-s subjekti importues “Kuinda” ka deklaruar në doganë se prodhimi vjetor i birrës “Peja” është nën 200 mijë hektolitra.

Si rezultat, ajo ka futur në tregun shqiptar 5.5 milionë litra birrë për të cilat ka paguar akcizën e reduktuar prej 36 lekë. Por nga verifikimet e kryera nga dogana shqiptare në tetor të vitit 2015 rezulton se prodhuesi i birrës ka një prodhim vjetor më të madh se 200 mijë hektolitra dhe si rrjedhojë duhet të paguante akcizën 70 lekë për litër.

Sipas KLSH, dogana shqiptare ia ka rillogaritur akcizën birrës “Peja”, por vetëm për vitin 2015, ndërkohë që duhet ta bënte këtë edhe për sasitë që ajo ka futur në Shqipëri edhe në 2014-n dhe 2013-n. Nga llogaritjet e KLSH del se së bashku me gjobat, evazioni i birrës “Peja” dhe importuesit të saj në Shqipëri për vitin 2013-2014 arrin në 195.5 milionë lekë, ose mbi 1.7 milion dollarë, para të cilat duhet të shkonin në arkën e shtetit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.08.2017, 21:02  | T.E. | 863 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Bëhuni gati se bora dhe acari po vijnë, ja detajet
Rreziku “tek dera” për luftë, Suedia përgatit popullin
« Veto ndaj Ligjit për gjuhët » Analistët: Ivanov mbetet një mendje mesjetare, një mbetje e ish sistemit dhe nxit tensione
Deklarat e Ramës për Maqedoninë dhe Kosovën, "çmendet" Rusia
Nora ia lë në dorë Reneenë axhit Patris, shikoni si e ‘torturon’ ai!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.