« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Teknologji moderne për konkurrencë në produktet vendore organike
132964104.jpg

Shkup, 3 korrik - Prodhuesit e ushqimit organik të ndërmarrin hapa konkret për konkurrencë më të madhe, fillimisht me investim në teknologji , sepse shtetet në rajon punojnë intensivisht dhe janë shumë larg nesh, është mesazhi i tryezës së rrumbullakët "Trende zhvillimore në sektorin bujqësore në rajonin CEFTA - Bazë për konkurrencë më të madhe në tregun e BE-së", që u mbajt sot në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Shija e veçantë dhe cilësia, sipas dekanit të Fakultetit për shkenca bujqësore dhe ushqim Vjekosllav Tanaskoviq, në produktin e Maqedonisë akoma i mundëson të njihet mirë në tregjet e ish-Jugosllavisë, Evropës Lindore dhe të Mesme, ndërsa pritet të jetë kështu edhe në periudhën e ardhshme në Bashkimin Evropian.

Është e domosdoshme, potencoi Tanaskoviq, edukimi i bujqve përmes programeve arsimore dhe trajnimet për prodhim më të madh dhe konkurrencë më të madhe në tregjet në rajon dhe në BE.

Ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski paralajmëroi se me mbështetjen e paralajmëruar prej 160 milionë eurove për bujqësinë, theksi do të jetë në prodhimet organike për zhvillim të të cilit Maqedonia ka kushte dhe mund të ofrojë produkte me vlerë të shtuar dhe cilësi.

Me fokus të madh në prodhimet organike, konsideron Nikollovski, në mënyrë afatgjate do të tejkalohen problemet vijuese në prodhim, blerje dhe çmime.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.07.2017, 14:37  | Xh.I. | 798 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
Prindër të ndarë fëmijë të përbashkët
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.