Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Veliaj: Mbajtëm premtimin për një Tiranë dinjitoze
veliaj_2.jpg

Tiranë, 17 korrik - Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qënë këtë të hënë në njësinë nr. 4, ku përfundoi ndërtimi i rrugës “Selaudin Bekteshi”. Ai u shpreh se është mbajtur premtimi për një Tiranë më dinjitoze.

Ai theksoi se veç infrastrukturës rrugore është ndërhyrë edhe në krijimin e të gjitha mundësive për të qenë një zonë e denjë urbane, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të ndihen qytetarë të barabartë. “Jam shumë i lumtur që kemi sjellë një infrastrukturë cilësore, kemi bërë një kopsht, një çerdhe, një qendër sociale, që do të thotë se investimet cilësore po vijnë edhe në zonat periferike. Tiranën nuk e zhvillojmë dot nëse transferojmë gjithë njerëzit te kali i Skënderbeut, por vetëm duke punuar me këtë cilësi, çdo ditë nga një rrugë”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku tha se veç investimeve në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, gjelbërim, kësaj zone do t’i shtohet shumë shpejt edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën arsimore. Ai siguroi se shkolla e re “Ardian Klosi” do të ketë një cilësi të lartë mësimdhënie, ndaj i bëri thirrje prindërve që fëmijët e tyre duke filluar që nga ky vit t’i regjistrojnë në këtë shkollë. 

 

Ai u ndal edhe te situata e ujit të pijshëm, duke theksuar se falë aksionit të Task-Forcës por edhe të bashkëpunimit që kanë treguar qytetarët situata është drejt normalizimit. “Dua të falënderoj gjithë qytetarët për bashkëpunimin për sa i përket ujit të pijshëm. Situata po shkon drejt normalizimit. Do të doja që të vazhdonim me të njëjtin sens kursimi dhe nikoqirllëku, duke qenë se ky është një mall i fundmë, pra që e ka një limit”, u shpreh Veliaj. 

 

Por, ai theksoi që edhe këto ditë të nxehta të përballohen me sukses dhe që çdo qytetari t’i sigurohet uji i pijshëm, është e nevojshme vijimi i aksionit në terren, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve se nuk mund të shpërdorojnë ujin e pijshëm

 

/ Top Channel 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 16:44  | Z.H. | 374 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.