« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Mitrovica model për komunat tjera për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave
auto_gkj1500290442.jpg

Mitrovicë, 17 korrik - Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve, drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, është konstatuar se është arritur mbulueshmëria e grumbullimit të mbeturinave pothuaj në tërë territorin e Mitrovicës.

 

Kjo është bërë e mundur falë një projekti të financuar nga GIZ-i. Kështu, Komuna e Mitrovicë, është komuna e vetme në Kosovë që GIZ-i e ka mbështet për hartimin e një plani kaq detaj e kaq profesional, duke e bërë Mitrovicën model për reformat dhe implementimin e kritereve dhe ngritjen e performancës në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

 

Plani për grumbullimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Mitrovicës, është hartuar në mënyrë profesionale nga GIZ-i Gjerman, që ka angazhuar ekspert nga Prizreni, të cilët për gjashtë muaj kanë hartuar planin që përfshinë çdo vendbanim të Komunës së Mitrovicës, pra edhe ët gjitha fshatrat.

 

Plani është i publikuar në ueb-faqen e Komunës së Mitrovicës dhe qytetarët mund të shohin orarin se kur shkon në rrugën e tyre automjeti për grumbullimin  e mbeturinave e që aktualisht nëntë sish janë në funksion. Plani është duke u zbatuar dhe aktualisht monitorohet nga ekspertët nga Prizreni.

 

Ky plan, përveç që parasheh ofrimin e shërbimeve për çdo qytetar të Komunës, parasheh edhe marshuta efiçiente të kamionëve, që do të thotë kursim të derivateve deri në 50 për qind, për çdo kamionë.

 

Në takim u bë e ditur se janë kryer dëgjimet buxhetore për projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2018, me ç’rast u tha se janë mbajtur gjithsejtë nëntë dëgjime, në të cilat kanë marrë pjesë qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe grupeve tjera të interesat, të cilët kanë dhënë vërejtjet dhe propozimet e tyre që do të bëhet përpjekje që të përfshihen në buxhet.

 

Përveç këtyre çështjeve, në takim u shqyrtuan edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushëveprimi i drejtorive komunale. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 16:39  | Z.H. | 222 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ethe hemorragjike "Hantaan" mbyten babë e birë, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
Blerona me foto seksi nga shtrati (Foto)
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
Për herë të parë këngëtarja shqiptare bën foto nudo (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.