Prishtinë, 17 korrik - Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa ka folur për faktin që nuk po thirret mbledhja konstituive e Kuvendit.
“Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.
Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
Hoti ka thënë se “LDK mbetet e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik”.
“Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë”, ka përfunduar ai.
© ZHURNAL.mk
Aktuale