S'ka oferta reale nga predendetët për kryekomunar
Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« ANALISTËT: » Gruevski dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, prandaj kërkon mbrojtje shtesë
nikola-gruevski_1.jpg

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga MPB ka kërkuar në vend të 6 truprojeve sa pashashihet me ligj, tani të ketë 20, sepse ka pasur kërcënim me vdekje.

Në lidhje me këtë analisti Nijazi Muhamedi thotë se Kjo që po kërkon ish-kryeministri, Gruevski është një kërkesë e tepruar dhe bile e parealizueshme, jo vetëm për një lider të opozitës, por edhe për ndonjë kryeministër.

“Kjo që po kërkon ish-kryeministri, Gruevski është një kërkesë e tepruar dhe bile e parealizueshme, jo vetëm për një lider të opozitës, por edhe për ndonjë kryeministër, po bile edhe për ndonjë ish-president të ndonjë shteti të madh, bie fjala edhe ish-presidentët e SHBA-se ruhen, po me sa di,as Obama nuk e ruajnë kaq njerez. Është fare normale dhe e kuptueshme që një lideri të opozitës t’i sigurohet mbrojtje nga institucionet përkatëse, sepse është përgjegjësi e institucioneve, sepse dikush tjetër mund të trazojë destabilizim duke vënë nën kërcënim jetën e liderit të opozitës,dhe atyre aq u bën nëse e bëjnë kurban ortakun e vet në qeverisjen e kaluar.Kjo ka ndodhur dhe mund të ndodhë gjithkund,prandaj edhe kjo punë e sigurimit të liderit të opozitës,që tash është aktuale me rastin e kërkesës megalomane dhe joserioze të Gruevskit nuk duhet vështruar aq naivisht.Ju e dini shembullin e mbrojtjes së liderit të opozitës në Shqipëri,Lulzim Bashës, të cilin kryeministri Rama e deklaroi se kish marrë masa insitucionale legjitime për ta mbrojtur Bashën para se ai ta bënte kërkesën për mbrojtje të forcuar kur ishte paralajmeruar dhe kërcënuar nga jashtë jeta e tij.”, thotë për Zhurnal, analisti Nijazi Muhamedi.

Nga ana tjetër publicisti dhe shkrimtari, Bujar Plloshtani thotë se në bazë të ligjit duhet që të sigurohet mbrojtja personale e kryeministrit, amdje eshe pas mbarimit të funksionit të tij publik, por numri ë personave që janë të angazhuar për këtë punë është gjashtë e jo njëzet, sepse sipas tij, kjo gjë është një luksi i tepërt dhe për sa i përket kërcënimeve të paralajmëruara nga Gruevski, ktë duhet që ta vërtetojnë organet kompetente.

Më tej ai vazhdon e thotë se me këtë veprim Gruevski dëshiron që të jetë në qendër të vëmendjes

 

“Me ndryshimin e Ligjit për Qeverinë në vitin 2013, u sigurua e drejta për sigurimin personal të kryetarit të Qeverisë, madje edhe pas mbarimit të funskionit të tij publik. Ish kryeministri konform ligjit i sigurohet e drejta e mbrojtjes me gjashtë persona sigurim personal, makinë zyrtare dhe një shofer.  Sa i përket kërcënimeve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, atë duhet ta vërtetojnë organet kompetente si barrë të provës, dhe nëse konstatohet kërcënim ndaj tij, atëherë mendoj se organet duhet të angazhohen ta kryejnë punën e tyre dhe ta mbrojnë për çfarëdo kërcënimi të jetë. Realisht, mendoj se shtimi i sigurimit personal të ish kryeministrit nga gjashtë në njëzet persona personal është luks i tepruar, ku tashmë e dimë se ai për 10 vite e shfrytëzoi buxhetin e shtetit për beneficione të këtij lloji dhe shteti ka absolutisht forma tjera efikase për t'i garantuar sigurinë, jo vetëm ish kryeministrit, por edhe çdo qytetari. Në anën tjetër Nikolla Gruevski është zhytur më tepër në trembjen e humbjes së pushtetit një dekadësh, dhe se kjo reflekton të bjerë në qendër të vëmendjes, duke arsyetuar se jeta e tij tashmë kërcënohet, dhe përmes fjalorit të tij politik shquhet nënteksti duke qartësuar se saherë që LSDM është në pushtet, qytetarët dhe ish zyrtarët e lartë të shtetit kërcënohen dhe shtantazhohen, pasi nuk kanë mbrojtjen e nevojshme dhe adekuate. ”, thotë publicisti dhe shkrimtari, Bujar Plloshtani, për agjencionin e lajmeve Zhurnal.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 17:00  | A.SH | 2,064 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
Djali 2 vjeçar, pjesëmarrës në simpozium shkencor!
« Ministria e Transportit dhe Lidhjes » 20 milion euro për 20 komuna, projekt për rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.