« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Filloi rregullimi i shtratit të Lumit të Likovës
1_82.jpg

Kumanovë, 17 korrik - Sot në Kumanovë u shënua fillimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës.

- Zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet është njëra ndër prioritetet kryesore në komunën e Kumanovës. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverinë japoneze investuan në rregullimin e shtratit të lumit të Likovës, me çka sigurohet mbrojtje e menjëhershme dhe afat-gjate e shumë banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit - theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki.

 

Me fazën e parë të projektit do të kryhet regullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 400 metrave. Në periudhën e ardhshme, me ndihmën e UNDP-së dhe komunës së Kumanovës do të përpiqemi të sigurojmë mjete financiare  për rregullimin e tërë të lumit të Likovës në gjatësi prej 1.8 kilometra.

Vlera e përgjithshme e investimeve të projektit është mbi 800.000 euro. Një pjesë e mjeteve me vlerë totale prej 200 mijë euro janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e pjesa tjetër nga Komuna e Kumanovës, Qeveria e Japonisë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Sipas vlerësimeve të ekspertëve, pritet që ky investim të rezultojë  me fitime mesatare prej rreth 350 mijë euro në nivel vjetor si rezultat i shmangijes së dëmtimit nga përmbytjet.

 

 

Në këtë ngjarje fjalime të tyre mbajtën edhe kryetari i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 15:01  | Z.H. | 1,597 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.