« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Oda Ekonomike: Çmimet për Superkupën i definon tregu
99552489.jpg

Shkup, 17 korrik - Të vazhdohet puna e objekteve hotelerike, posaçërisht e atyre në  mjediset rurale, të mundësohet angazhim i të rinjve dhe studentëve gjatë sezonit turistik në vend ta braktisin Maqedoninë dhe të punojnë jashtë vendit, ndërsa kategorizimin e hoteleve dhe kapaciteteve tjera të vendosjes ta bëjnë persona kompetent, kërkojnë punonjësit turistik.

Njëherit apelojnë, seminaret, ngjarjet edukative dhe llojet e tjera të aktiviteteve që mbahen në llogari shtetërore, të organizohen në vend, e jo jashtë vendit, që do të thotë mbështetje e drejtpërdrejtë për sektorin e hotelerisë dhe turizmit.

 

Kërkojnë edhe të punësuarit jashtë sezonit të lirohen nga pagesa e kontributeve që të mbahen në punë.

 

"Në të gjitha shtetet me hoteleri serioze, kategorizimin e bën fela, ndërsa te ne e bëjnë trupa joprofesionist, të zgjedhur nga pushteti. Për këtë ka objekte të kualifikuara në mënyrë joadekuate me atë që e ofrojnë. Kërkojmë zbatim të përvojave evropiane, ndryshim të Ligjit për veprimtarinë hotelerike" theksoi zëvendëskryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Goran Damçevski.

 

Lidhur me turnet e punës të objekteve hotelerike, Damçevski theksoi se duhet vazhdim i tij, por nevojitet edhe vendosje e aktivitete shtesë për atraktivet më të madh.

 

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për shtrenjtimin ekstrem të kapaciteteve për vendosje para mbajtjes së Superkupës në Shkup, Damçevski theksoi se çmimet e tregut formohen, ndërsa Shoqata nuk ka ingerenca të ndikojë në këtë segment. Gjithashtu, shtoi, nuk do të thotë se çmimet e larta, që tani promovohen, do të mbeten të njëjta dhe nuk do të korrigjohen. 

Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit pranë Odës në qershor dorëzoi Informacion për situatën në sektorin deri te Ministria e Ekonomisë dhe pret takim për shqyrtimin dhe tejkalimin e problemeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 13:21  | Xh.I. | 743 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.