« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Portalet e BESË-s, gjahu i shtrigave ndaj Ziadin Selës

Shukri Bexheti

Edhe kur ishte i përgjakur Ziadini në natën e 27 Prillit dhe kur po luftonte me vdekjen, "gjahu i shtrigave" nuk kishte të ndalur. Këto portale të paguara që mendojnë se krijojnë opinion, ndërsa janë vrasësit më mëdhejn të mendimit të lirë. Pas shfaqjes së parë të Ziadin Selës nga spitali, ata me cinizmin më të madh kishin shkruar: " mrekullia e Zotit" sa shpejt qenka shëruarr Ziadini, duke ju referuar shërrimit  të shpejtë të plagëve në fytyrë, a në fakt duke shfaqur dilemat e tyre se nuk paska qenë edhe aq i dëmtuar.

E dyta, këto portale si qendra të shpifjeve dhe shpekulimit mediak, për cdo ditë paramendojne nga një goditje.  Nje rast tjetër që më ra në sy ishte edhe rreth debatit qe inicoj deputeti i i BDI Branko Manojllovski dhe fjalimi i tij kontravers per ligjin e Homoseksualëve, ku këto portale sërisht kishin atakuar Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët se ai dhe subjekti i  tyre do ta përkrah këtë nismë pasi: "ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët ngjasojnë me njërën nga ngjyrat e LGBT" shikojeni sa të pamëshirshëm.

Rasti i fundit, kur Aleanca për Shqiptarët  dhe Ziadin Sela edhe duke qenë pjesë e Qeverise, po bën shtypje nga brenda dhe jep ultimatume partnerëve te Koalicionit, per ligjin e gjuhës i cili duhet të votohet ne afat prej 100 ditës në të kunderten Aleanca për Shqiptaret do ta rishikoje mundësinë për ta braktisur Qeverine dhe për të krijuar krizë politike, portalet e Besës sërisht po merren me shpifje.

 Kishin gjetur një video para 10 viteshe ku Ziadin Sela po fliste per ekstremizmin fetar, si element destruktiv qe rrezikon indin kombëtar shqiptar,  të cilit me tituj bombastik kishin dashur ti imputojnë përgjegjësi për Rastin e Brodecit. 

Mos te flasim për goditjet sistematike she te koordinuara të Publicistit të shquar dhe shkrimtarit te njohur Kim Mehmetit, i cili është shndërruar në "hamallëk" të Levizjes Besa, që pothuajse njëherë në javë e ka obligim të bëj nje shkrim komprotiues dhe shpifës ndaj Ziadin, LR PDSH apo Aleancës për Shqiptarët.

Imagjinoeni momentin politik, ku gjendet sot Ziadini dhe LR PDSH-ja?

Mes betejes së tij politike, duke potencuar 100 ditëshin ne kontekst të një kërnimi politik në cdo paraqitje,dhe presionit politik nga të gjitha anët. Mes obstrukcioneve të ndryshme për tja zbehur forcen, ndikimin dhe rolin politik.

Aspak nuk jane te reasishtme relacionet politike qe ndodhin sot edhe ate mes Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit, mes Zoran Zaev dhe Menduh Thacit, Zoran Zaev Vejsel Mehmeti mes Ali Ahmetit dhe Vejsel Mehmetit, mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit, mes Ali Ahmetit dhe Vejsel Mehmetit, mes Vejsel Mehmetit dhe Gëzim Ostrenit, në të gjitha këto takime nuk verëhet prezenca e Ziadin Selës, kjo i bie se të gjithë punojnë kundër tij në forma të ndryshme. Dhe kjo është përshtypja qe sot cdo kush po e vëren. Po shtrohet nje pyetje e thjesht,  këto relacione pas shpine ndaj Ziadinit qe po mundohen tja zbehin forcën politike,dhe në anën tjetër sulmet dhe shpifjet mediatike te Lëvizjes BESA nëpërmjet portaleve te tyre të paguara,  a do ti bëjnë dem politik apo ende më shumë e forcojnë ate? Kjo ngel të kuptohet në një kohë jo të largët.

 17.07.2017, 12:40  | B.M. | 3,202 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ethe hemorragjike "Hantaan" mbyten babë e birë, zbulohet infektimi që u përhap në Simnicë
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
Blerona me foto seksi nga shtrati (Foto)
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
Për herë të parë këngëtarja shqiptare bën foto nudo (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.