Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
VMRO-DPMNE: Gjykata të mos u nënshtrohet dhe vendosë sipas presioneve dhe sugjerimeve
133687261.jpg

Shkup, 17 korrik - Gjykata duhet të punojë vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe assesi ndryshe, ndërsa si reprezent i pushtetit të tretë nuk guxon t'i nënshtrohet dhe vendosë sipas sugjerimeve dhe presioneve, porositi sot VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE-ja, procedurat penale të Prokurorisë Speciale Publike janë tendencioze dhe plotësisht të motivuara politike, ndërsa kërkesat për paraburgim për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së të dorëzuara deri te apeli janë tentim për presion ndaj gjykatës që t'i shfuqizojë vendimet e pabaza për marrje të dokumenteve të udhëtimit.

 

"Masat për sigurim të pjesëmarrjes të kërkuara nga PSP për udhëheqësinë e partisë janë tërësisht të pabaza, pa dëshmi dhe përfundimisht të paargumentuara. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk ka për qëllim të lëshohet në arrati, sepse nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe çdoherë kanë punuar sipas Kushtetutës dhe ligjit. Se kjo është kështu dëshmi është edhe elaborimi i gjykatës së shkallës së parë ku shqyrtohen masat për marrje të dokumenteve të udhëtimit, ndërsa kjo është e dukshme se është marrë nën presion politik", deklaroi Gjorgjievski.

Ai potencoi se personat nga udhëheqësia e partisë duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta për shkak të funksionit partiak nëse do të dëshironin të iknin këtë kanë mundur ta bëjnë shumë herë

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 12:16  | Xh.I. | 315 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.